Reali sfidon Barcelonën për Neymarin
Neymari e ka humbur dëshirën për të luajtur futboll në Paris dhe dëshiron me patjetër largimin.
Braziliani përflitet shumë për një kthim në Barcelonë ose një kalim historik në Madrid. PSG-ja ka pranuar ta lërë të lirë nëse vjen oferta që ata dëshirojnë. 300 milionë euro duhet të derdhen në arkat e klubit francez për 27-vjeçarin.
Kjo shumë është gati e paarritshme nga çdo klub në Evropë. Dy gjigantët spanjollë, Real dhe Barça po mendojnë një shkëmbim me lojtarë plus një shumë të caktuar me para në dorë. “AS” raporton sot se Reali është gati të japë 130 milionë euro bashkë me një prej Bale dhe James.
Një ofertë mjaft tunduese, por vështirë se arrin t’ja mbushë mendjen sheikëve të klubit parizien. Kujtojmë se edhe Barcelona e ka gati një ofertë të tillë, që përfshin Dembele, Rakitiç dhe Umtiti bashkë me 100 milionë euro. Ndërkohë, nga Franca vijnë lajme se Al Kelaifi pëlqen vetëm një valixhe me 300 milionë euro brenda.