![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/06/2837021-58505448-2560-1440.jpg)
Reali shfrytëzon gabimin e Barcelonës, merr kreun e renditjes
22 qershor 2020
| 00:12
Real Madrid nuk ka zhgënjyer në transfertë duke fituar 1-2 përballë Real Sociedad. Ishte Sergio Ramos ai që zhbllokoi takimin në minutën e 50 të takimit me anë të një penalltie.
Në minutën e 70 Karim Benzema shënoi golin e dytë për madrilenët duke i dhënë qetësinë ekipit të tij. Merino Merino ka arritur të shënojë në minutën e 83’ për të ngushtuar kështu epërsinë e Real Madridit
Me këtë fitore Real Madrid barazon Barcelonën me 65 pikë duke i rrëmbyer kreun e renditjes.