Reali shijon fitoren e parë, Liverpooli shkatërroi Atalantën
03 nëntor 2020
| 22:54
Real Madridi e ka shijuar fitoren e parë në këtë edicion të Ligës së Kampionëve, pasi e mposhti Interin me rezultat 3-2.
Për të marrë maksimumin e pikëve, Realit i është dashur që të djersitët shumë për faktin se epërsinë krijuar prej dy golave e barazoi Interi në 2-2, por një gol i Rodrygos i solli fitoren madrilenëve.
Në anën tjetër Liverpooli e shkatërroi në Bergamo, Atalantën (0-5). Tre gola i realizoi Jota, kurse nga një e shtuan Mane dhe Salah. Fitores i është gëzuar edhe Bayern Munchen që e mposhti Salzburgun (2-6).
(Epoka e re)