Reali shkatërroi Valencian
Real Madrid i përgjigjet dhëmbë për dhëmbë Barcelonës, në këtë periudhë pas rikthimit të futbollit nga pandemia. “Los Blancos” fituan 3-0 ndaj Valencias, duke konfirmuar momentin shumë të mirë që po kalojnë.
Miqtë në fakt do të ishin të parët që do të kalonin në avantazh pas 20 minutash me Rodrigon, por arbitri e anuloi për shkak se në aksion, një nga shokët e tij ishte në pozicion jashtë loje.
Në fillimin e pjesës së dytë, do të ishte ekipi i Zidane që do të zhbllokonte ndeshjen. Pas një aksioni të bukur të Hazard në minutën e 60-të, belgu shërben në zonë për Benzema, i cili e ka të thjeshtë për ta shtyrë topin në rrjetë.
Në minutën e 74-t, Asensio do të dyfishonte shifrat, edhe pse kishte vetëm pak sekonda që kishte zbritur në fushë. 4 minuta nga fundi i ndeshjes, Benzema shënoi dhe golin e tretë, dhe të dytin personal. Reali ngjitet në kuotën e 62 pikëve, vetëm dy më pak se Barcelona kryesuese.