Reali shkëlqen ndaj Osasunës

07 tetor 2023 | 19:08

Real Madrid nuk fal. “Los Blancos” koleksionon fitoren e radhës, madje djemtë e Ancelottit argëtohen përpara tifozëve të vet në “Estadio Santiago Bernabeu” (Madrid). Triumf 4-0 ndaj Osasunas, në një sfidë plot spektakël.

Sërish Bellingham golashënues. Edhe pse nuk është një sulmues, mesfushori i njohur ka shifra të frikshme këtë sezon sa i takon golave të realizuar. Sot pasdite, realizoi dopietë. Vinicius po rikthehet në formën më të mirë të mundshme pas atij dëmtimi dhe sot u takua me golin. Edhe Joselu po tregon se mbetet një armë e rëndësishme për Ancelottin, tjetër gol nga ai sot.

Reali kryeson e vetme kampionatin me 24 pikë, 4 fitore në 5 ndeshjet e fundit flasin për një formë fantastike të gjigandëve të La Liga.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Borussia Dortmund bën detyrën në shtëpi, duke fituar 4-2 ndaj…