Reali shpëton nga humbja, fitojnë Liverpooli dhe City

27 tetor 2020 | 23:02

Real Madrud vijon të mos fitojë në Champions League, teksa mbrëmjen e sotme nuk shko më shumë se një barazim 2-2 në transfertën ndaj Gladbahut në “Borussia Park”.

Në minutën e 33-të, vendasit kaluan në avantazh me Marcus Thuram pas një aksioni model, që përfundoi në rrjetën e portës së Courtois. Reali e kishte shumë të vështirë të organizohej, duke bërë gabime të shumta në mesfushë.

Në fraksionin e dytë, në të 59-ënpas një aksioni të gjatë të skuadrës gjermane, Marcus Thuram është në vendin dhe në kohën e duhur për ta devijuar topin në rrjetë për herë të dytë. Zidane kërkon me ngulm reagimin nga skuadra e tij duke hedhur në fushë edhe Eden Hazard.

Tre minuta nga fundi i kohës së rregullt, Benzema rihapi ndeshjen me një veprim të bukur brenda zonës. Kur dukej se gjithçka do të shkonte në favorin e vendasve, Casemiro është në vendin e duhur për ta dërguar topin në rrjetë. Një kthesë e madhe e madrilenëve që arrijnë të marrin pikën e parë në këtë sezon në Champions. Në sfidat e tjera Liverpooli fitoi pastër 2-0 ndaj Midtjylland, ndërkohë që City mund thellë 3-0 Marseille në transfertë. Atalanta u ndal në barazim 2-2 ndaj Ajax, ndërkohë që Atletico Madrid mundi 3-2 Salzburgun.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cristiano Ronaldo ka rezultuar sërish pozitiv me Covid-19, në tamponin…