![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/03/sociedad-750x375-1.jpg)
Reali shpëton nga humbja ndaj Sociedadit
Real Madrid nuk ka arritur që të shkojë më shumë se një barazim 1-1 në shtëpi ndaj Real Sociedad, një ndeshje shumë e komplikuar për ta.
Los Blancos në këtë ndeshje vinin me mungesa të shumta, teksa mbi të gjitha spikat Benzema dhe Hazard. Gjithsesi golin e vetëm në këtë sfidë do ta shënonte Sociedad në fillimin e pjesës së dytë.
Moreal jep një pasim perfekt nga krahu i majtë për Portu, i cili arrin të godasë saktë me kokë duke e dërguar në trekëndësh. Reali u zgjua vonë, pasi do të barazonte rezultatin vetëm 2 minuta nga fundi i kohës së rregullt. Vinicius Junior është në kohën dhe në vendin e duhur për të shënuar.
Me këtë barazim Reali mbetet në vendin e tretë me 53 pikë, po aq sa edhe Real Sociedad, ndërkohë që në fundjavë do të sfidojë në derbi Atletico Madrid.