Reali synon rikthimin e Varanes

21 dhjetor 2023 | 10:56

Real Madridi po planifikon ta rikthejë qendërmbrojtësin Raphael Varane nga Manchester United.

Madje, “Los Blancos” duan ta ri-transferojnë futbollistin francez qysh në afatin kalimtar të janarit. Kështu shkruan mediumi gjerman “Bild”.

Përfaqësuesi francez ishte larguar nga Madridi në vitin 2021 për t’iu bashkuar “Djajve të Kuq” për 50 milionë euro.

Por, trajneri Carlo Ancelotti ka nevojë për një qendërmbrojtës kualitativ pas lëndimit të fundit të David Alabas, i cili pritet të mungojë për një kohë të gjatë. Aktualisht, me austriakun jashtë fushës së blertë, trajneri italian i ka në dispozicion vetëm qendërmbrojtësit Antonio Rudiger dhe Nacho Fernandez.

Andaj, presidenti Florentino Perez ka nisur të punojë për ta sjell në Madrid një mbrojtës stabil për pjesën e dytë të sezonit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një gjykatë në Oklahoma ka shfajësuar Ginny Simmonsin, 70 vjeç,…