Reali synon transferimi e Rodrit
04 shtator 2024
| 10:51
Real Madridi nuk ka ndërmend të ndalet, me presidentin Florentino Perez që planifikon një tjetër goditje të bujshme pas afrimit të Kylian Mbappe.
Sipas të përditshmes spanjolle “AS”: Perez ka piketuar Rodrin, është ai objektivi i tij i ardhshëm. Rodri ka një kontratë me Manchester Cityn deri në 2027, por Perez synon ta afrojë në verën e 2025. Gjithnjë sipas “AS”, vlera e Rodrit shkon në 130 milionë euro.
Spanjolli do të ishte një goditje e fortë, nëse realizohet, një lojtar që mund të stabilizojë mesfushën e Realit pasi largimit të Kroosit, ndërsa fatin e gjermanit do të ketë shumë shpejt edhe Luka Modriq.