Reali synon transferimin e yllit të Chelseat
10 gusht 2022
| 12:12
Reali i Madridit vazhdon të kërkojë një sulmues. Mediet spanjolle raportojnë se kampionia e Spanjës dhe Evropës ka shprehur interesim për yllin e Chelseat, Kai Havertz.
Reprezentuesi gjerman është kërkuar nga Reali edhe në verën e vitit 2020, por ai zgjodhi Chelsean.
Në orët e fundit, nga Spanja raportohet se Reali ka nisur të bëjë disa sondazhe në lidhje me sulmuesin. Gjithsesi, ata raportojnë se do të jetë e vështirë për ta shkëputur atë nga Chelsea, parë dhe faktin se blutë e Londrës kanë humbur Lukakun dhe Timo Wernerin.