Reali thyen rekord, 1 miliard euro të hyra vjetore

22 janar 2025 | 16:07

Real Madridi njihet si klub rekordmen në fushën e blertë. Por, gjiganti madrilen ka thyer rekord edhe jashtë saj. Në fakt, “Los Blancos” janë bërë klubi i parë në botë që e arrin shifrën e 1 miliard eurove të ardhura vjetore.

Më saktësisht, po flasim për sezonin 2023/24, ku “Football Benchmark” zbulon se “Mbretërit” i kishin 1.065 miliard euro të hyra për një vit. Natyrisht, më së shumti madrilenët kanë fituar nga marketingu dhe nga UEFA për sukseset e arritura në një sezon për mbamëndje. Madrilenët i fituan 251 milionë euro nga ndeshjet e zhvilluara, respektivisht nga sukseset e tyre, si asnjë klub tjetër. Ndërkohë, 340 milionë euro iu përkasin të drejtave televizive, ndërsa vetëm Manchester City me 343 milionë, ka fituar më shumë në këtë aspekt. Kurse, aspekti komercial, përkatësisht reklamat, klubit të Florentino Perezit ia kanë sjell hiç më pak se 474 milionë euro.

Prapa Realit, në vendin e dytë gjendet Manchester City me 838 milionë euro të hyra vjetore, kurse podiumin e mbyll Paris Saint-Germaini me 806 milionë. “Top 10” mbyllet me Manchester Unitedin, Barcelonën, Borussia Dortmundin, Milanin, Interin, Juventusin dhe Napolin.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet i PDK-së me numër 77, afaristi Shahin…