Reali vuan por fiton, kalon pengesën e Leganes dhe arrin Barcelonën kryesuese

30 mars 2025 | 11:37

Real Madrid vuan por ka fituar 3-2 ndaj Leganes.

Madrilenët shënuan me Mbappe pas 32 minutash lojë, por mysafirët përmbysën shifrat brenda pjesës së parë me Garcia dhe Raba.

Ekipi i Ancelottit barazoi shifrat me Bellingham, në të 47-tën. Mbappe “tundi rrjetën” sërish, duke kthyer gjithçka në favor të Los Blancos.

Real Madrid është në vendin e dytë me pikë të barabarta me Barcelonën kryesuese që ende nuk e ka luajtur ndeshjen e vet. Katalanasit do përballen me Gironan, të dielën.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në dyqanet ushqimore në SHBA raftet janë të mbushura me…