Reali zyrtarizon blerjen e Arda Guler

06 korrik 2023 | 15:41

“Telenovela”, ose më mirë të themi “ankandi” i Arda Guler ka përfunduar me një fund të lumtur për Real Madridin. Florentino Perez ka triumfuar më në fund, duke siguruar shërbimet e xhevahirit 18-vjeçar të Fenerbahçe, i konsideruar si “Messi turk”.

Klubi i bardhë ia ka rrëmbyer talentin në fjalë Barcelonës, e cila bëri gjithçka për të nënshkruar me të para 14 herë kampionëve të Evropës. “Los Blancos” ka njoftuar nënshkrimin me një deklaratë të shkurtër zyrtare.

Ata kanë paguar për turkun 20 milionë euro dhe i kanë siguruar 18-vjeçarit një kontratë 6-vjeçare. Në këtë mënyrë, Arda Guler i bashkohet listës së nënshkrimeve të verës që ka kryer Real Madridi (Bellingham, Brahim, Fran Garcia dhe Joselu) dhe përforcon sulmin, një repart i të bardhëve që ishte dobësuar disi pas largimeve të Benzema, Asensio, Mariano dhe Hazard.

Nga ana e tij, Real Madridi shpreson që ky të mos jetë nënshkrimi i fundit dhe, veçanërisht tifozët e tij, të mbajnë gjallë shpresën se turku do të jetë një lloj hapjeje për atë që vërtet dëshirojnë të gjithë: Kylian Mbappe.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në episodin e fundit të “The Kardashians”, i cili do…