“Realisht më duket tallje” Antonela sqarohet me Claudion: Unë u pëlqej shumë meshkujve
BB VIP – Spektaklin e mbrëmjes së djeshme u komentua deklarata e Claudios, i cili ka thënë se i pëlqen Antonela. Sipas vajzave të tjera, kjo e fundit është ndjerë në siklet kur ai i ka qëndruar pranë.
Pas përfundimit të spektaklit, Berisha e ka pyetur sërfistin se çfarë pëlqen tek ajo, duke qenë se është edhe më pak e pëlqyera nga banorët.
Biseda mes tyre:
Antonela: Pse të pëlqej si vajzë?
Claudio: Se me kë pëlqyer, se kot nuk kisha folur me ty
Antonela: Kur të pëlqeva? Unë nuk besoj se kam bërë diçka me të pëlqyer kur dal e pa preferuar e publikut, e pa preferuar e banorëve. Ça kam unë që të pëlqen?
Claudio: Po pse?
Antonela: Realisht më duket tallje
Claudio: Të duket tallje se them disa gjëra. Ti mendon se më ka çuar dikush të të ngacmoj ty?
Antonela: Më duket e duket e çuditshme
Claudio: Nuk ka lidhje kjo që thua ti. Kisha ngacmuar Beniadën apo…
Antonela: Kur të pëlqeva kur hyre brenda apo prej jashtë?
Claudio: Kur hyra këtu brenda. Jashtë nuk është se e kam parë shumë prej fillimi
Antonela: Pas dy ditësh të pëlqeva? Më thuaj të drejtën, jam duke të pyetu normal
Claudio: Po, pas 3-4 ditësh që kemi nejt. Ti mendon se je një tip i vështirë për me qenë e pëlqyer te një djalë
Antonela: Nuk është e vështirë me i pëlqyer një mashkulli, se unë u pëlqej shumë meshkujve. Madje më ngacmojnë shumë, ndoshta nuk mund të duket. Por më duket e çuditshme që ma thua pas 4 ditësh
Claudio: Është shumë shpejt?
Antonela: Po