Realitet i hidhur, kjo është shkolla e muzikës “Prenk Jakova”
Ky është holli i shkollës së muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë!
Kjo shkollë është nën pronësi të shkollës së mjekësisë “ Ali Sokoli”
Në kushte normale sipas profesionistëve, shkolla plotëson vetëm kushtet minimale, por përkushtimi dhe dashuria për artin e muzikës të mësimdhënësve dhe nxënësve nuk ka të ndalur.
Lir Hajrizi, i pasionuar pas mësimit dhe instrumentit të tij Violinës, më kishte dërmuar me pyetje javën e kaluar, duke më pyetur për shumë muzicientë të famshëm të cilët gjendeshin në muret e hollit.
Unë nuk jam profesionist, dhe ja që nuk mund t’i ktheja përgjigje për të gjithë.
Mungesa e infrastrukturës specifike brenda shkollave dhe hapësirave jo të mjaftueshme, sigurisht se ndikon edhe në zhvillimin e dijës tek nxënësit.
Po të kishte shkollë të muzikës sigurisht se do të kishte kthina më shumë si dhe përmes kësaj do të kishte edhe mundësi dhe ide për plotësimin e biografive të shumë muzicientëve të vendosura në holl dhe nxënësit do të kishin më shumë dije për ta.
Drejtoresha e shkollës sa herë që organizohen koncerte gjithmonë ngritë zërin e saj para audiencës dhe prindërve, por ende nuk ka asnjë përgjigje nga askush! Kërkohet të ndërtohet një shkollë e tillë.
Lokacioni ku kërkohet ndërtimi i shkollës ‘Prenk Jakova’ është Prishtina dhe komuna e Prishtinës është kjo përgjegjëse për të gjind një hapësirë. Çdo kund në botë, shkollat e muzikës janë nëpër kryeqendrat e shteteve të tyre.
Shkollimi adekuat me kushte të mirëfillta është drita e vendit tonë!
Të vazhdojmë të ngrisim zërin të ndërtojmë shkollën në mënyrë që t’i realizojnë ëndrrat e tyre dritat (fëmijët) tona, apo t’i mbyllim sytë dhe të themi se jemi më të mirët e botës duke gënjyer vetën dhe duke ju shuar ëndrrën dhe ndalur dritën të ardhmes tonë?
E shkruar me 28 Nëntor 2021, Prishtinë
Prindi i nxënësit Lir Hajrizit, Arben Hajrizi Inxhinier në KRU ‘Prishtina’.
E Inspiruar nga fotoja dhe realiteti në hollin e Shkollës ‘Ali Sokoli’ qe një pjese te shkollës e shfrytëzon Shkolla e Muzikës ‘Prenk Jakova’ Prishtinë.