Realiteti është më i zëshëm se propaganda e Qeverisë/Lëvizjes Vetëvendosje
Shkruan: Hykmete Bajrami, deputete e LDK-së dhe ish ministre
Gjatë fundjavës kujdestarë për propagandë ishin Albin Kurti, Hekuran Murati dhe Armend Muja.
POR …ALBIN KURTI, para se me përmend fjalën EKONOMI duhet me ju tregu qytetarëve për 273 milionë Euro tendera sekret. Ai duhet me tregu se qysh ka mundësi që për një rast korrupsioni në KEK me u intervistu qoftë edhe në cilësinë e deshmitarës një zyrtare e lartë e LVV-së, e cila nuk e ka asnjë funksion as në Qeveri as në KEK. Ajo ka funksion të lartë në parti, çka duhet me dëshmu partia këtu?
Edhe në cilësinë e dëshmitarëve do të ishte deri diku e arsyshme me u intervistu, këshilltarët e Nagip Krasniqit, ata që punojnë në KEK, se mbase e kanë udhëzu gabimisht, me u intervistu ata që punojnë në divizion të prokurimit, njësia e kërkesës, zyra ligjore apo cilido punëtor i KEK-ut, por me u intervistu dikush që asnjë lidhje zyrtare nuk e ka me KEK-un, qysh? Përveç kur prokurimi i 273 miliononë euro të tenderëve sekret gatuhet në zyret e LVV-së, aty ku Dejona është zyrtarja më e lartë, siç tha Glauku, ajo i koordinon ”politikat profesionale” të LVV-së.
Albin, qytetarëve ju ke borxh këtë shpjegim, mandej flasim për ekonomi, sepse janë dy gjana që po e grryejnë ekonominë tonë: korrupsioni dhe inflacioni.
HEKURAN MURATI,
U krekos me rritjen ekonomke në dy tremujor të këtij viti, u krenu aq shumë saqë njerëzit fillun me dyshu se qysh ka mundësi që ata nuk po e shohin këtë lulëzim ekonomik që po e sheh Hekurani, por harroj se kur e ka marrë postin e ministrit rritja ekonomike në atë tremujor ka qënë 16.32%.
Ani pse nuk ka kurrfarë lulëzimi ekonomik dhe norma vjetore e rritjes ekonomike kur përjashtojmë pandeminë dhe bumin postpandemik është me e ulëta në historinë e pas pavarësisë, e çmimet janë me të lartat, pyetja legjitime është cili është kontributi i qeverisë/Hekuranit në rritje ekonomike, edhe në këtë pak rritje që e kemi sot?
• 273 milionë euro tendera sekret të shpërndarë nëpër dosta,
• Rritja e tatimit në pronë,
• Administrata Tatimore e uzurpuar që dy vite nga një drejtor pa mandat,
• 520 milionë subvencione për entitet publike apo
• 4 milionë euro subvencione (0.13% e buxhetit të vitit 2024) për ndërmarrje private,
Këto masa të qeverisë veç ndikim pozitiv në ekonomi nuk mund të kenë pasur.
ARMEND MUJA,
Ky është tepër kreativ në manipulimet e tij, duhet të i’a japim hakun. Merre me mend deri me tash askujt nga ne nuk na është kujtu me i bë mallërat bashkë me shërbime e me dalë me tregu qysh kemi përparu ekonomikisht. Ai ish mundu me na tregu që eksporti i Kosovës kur t’i bëjmë bashkë mallra e shërbime është 3.8 miliardë euro.
Pyetja është athu ne të tjerët s’kemi ditë me bë këtë?
Çka bën Armendi, i merr 3 miliardë eksport të shërbimeve për me na tregu neve bilancin tregtar, a e dini se në këtë 3 milardë euro eksport të shërbimeve 2,2 miliardë euro janë shërbime të udhëtimit. A e dini pse ne tjerët nuk i kemi marrë për bazë këto shifra sepse në rastin e Kosovës këto janë tepër problematike, sepse të gjithë e dimë se agjencitë turisitke dhe kompanitë që merren me shërbime të udhëtimit nuk eksportojnë shërbime 2.2 miliardë euro në vit. Ne edhe mund ta blejmë në një agjenision turistik në Kosovë një biletë për Londër 600 Euro, por nga ato mjete minimum 550 Euro i shkojnë Austrian-it, Turkish-it apo Sëiss Air-it, andaj nuk i kemi përdorë këto shifra, se nuk kemi dashtë me manipulu, as kur kemi qënë në qeveri.
Edhe këtu pyetja legjitime për Armendin do të ishtë, meqe kemi 2.2 milardë euro shërbime të udhëtimit, si ka ndiku qeveria në rritjen e këtyre shërbimeve?
AJO QË DIHET ËSHTË SE BILANCI TREGTAR NË VITIN 2023 ËSHTË 5 MILIARDË EURO.
Edhe një genjeshtër tjetër disa ditë me parë ishte rreth papunësisë.
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, të dhënave preliminare të Cenzusit, Kosova i ka rreth 1.6 milionë banorë, prapë sipas ASK-së , anketës së fuqisë punëtore të vitit 2023 rreth 700 mijë qytetarë të moshës së punës, prej tyre 200 mijë burra e 500 mijë gra janë jashtë tregut të punës.
Pra, realiteti është me i zëshëm se propaganda juaj.