Realizohen mbi 2 000 koronarografi dhe 1 500 stentime në QKUK

26 tetor 2022 | 14:10

Mbi 2 mijë koronarografi dhe 1 mijë 500 stentime janë bërë nga fillimi i vitit, e deri më tani në QKUK. Këto shifra u bënë me dije gjatë vizitës që ka bërë në Klinikën e Kardiologjisë, zëvendësuesja e ministrit të Shëndetësisë, Dafina Gexha.

Drejtori i Klinikës së Kardiologjisë, Lulzim Kamberi, në kuadër të këtij takimi ka paraqitur punën që po bëhet në klinikë dhe planet për zhvillimin e mëtejmë të shërbimeve.

Sipas tij, klinika ka gjithsej 75 shtretër, 41 mjekë dhe 62 infermier/e që kanë bërë dhe po bëjnë punë të madhe, por nevojitet shtim i mëtejmë i kapaciteteve hapësinore dhe investime në aparaturë.

Dafina Gexha, zëvendësuese e ministrit të Shëndetësisë, tha se Ministria e Shëndetësisë do të ofrojë përkrahje për investime në aparaturë mjekësore, por edhe për zhvillim dhe avancim të shërbimeve kardiologjike.

Ajo ka kërkuar që drejtuesit e klinikës, në bashkëpunim me Bordin Drejtues dhe menaxhmentin e ShSKUK-së, të bëjnë planifikimet e nevojshme për aparatura dhe investime, projekte që do të përkrahen nga MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Afrika e Jugut tha se do të lejojë një superjaht…