Realizohen pagesat për 1 702 fermerë përfitues të granteve

20 mars 2020 | 15:43

Marrë parasysh gjendjen emergjente dhe pas miratimit të buxhetit në Kuvendin e Kosovës, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), Besian Mustafa, ka kërkuar intensifikimin e realizimit të pagesave për fermerët përfitues të granteve dhe subvencioneve nga viti 2019.

Është bërë me dije se saktësisht, gjatë kësaj jave janë realizuar pagesat për 33 fermerë përfitues të granteve në vlerë prej 642 909 89 euro dhe pagesat për 1 669 fermerë përfitues të subvencioneve në vlerë prej 1 812 977 06 euro.

Pra, gjithsej janë realizuar pagesat për 1 702 fermerë në vlerë prej 2 455 886 95 euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike,…