Realizohet hapi i parë i inaugurimit të memorialit të gjenocidit serb ndaj shqiptarëve ‘Bllaca 99’ (Foto)
05 prill 2019
| 17:51
Këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Jahja Lluka, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se të premten u realizua hapi i parë për inaugurimin e Memorialit të Gjenocidit serb ndaj shqiptarëve ‘Bllaca 99’
“Përjetësisht në memorien shqiptare”, ka shkruar Lluka.
Ai ka falënderuar Hekurudhat e Kosovës, Institutin për Mbrojtjen e Trashëgimisë Shqiptare në Shkup, drejtorin Skender Asani, kryetarin e Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma me bashkëpunëtorë, dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij për punën e palodhshme që kanë bërë drejt realizimit të kësaj ngjarje madhështore, e cila do mbetet përjetësisht në historinë shqiptare.
/Epoka e re/