Realizohet me sukses ushtrimi fushor “Steel Bravo Lima1”
20 maj 2022
| 13:30
Në kuadër të ngritjes se kapaciteteve luftarake regjimenti i dytë i Forcave Tokësore ka realizuar ushtrimin fushor “Steel Bravo Lima 1”, që u realizua me Kompaninë e Shtabit dhe Kompaninë e Mekanizuar.
Ushtrimi kishte për qëllim ngritjen e aftësive dhe kapaciteteve në aspektin konceptual, taktik dhe fizik të ushtarakëve për zhvillim të operacioneve luftarake.
Njësitë e angazhuara në ushtrim treguan gatishmëri të lartë dhe aftësi për të zhvilluar operacione në përmbushje të misioni të Forcave Tokësore.
Ushtrimi është përcjell nga afër ne ambientet trajnuese nga zëvendëskomandanti i Forcave Tokësore, Komandanti i Regjimentit të dytë të këmbësorisë.