Realizohet operacioni policor kundër trafikimit me qenie njerëzore
Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNj), në vazhdën e marrjes së masave parandaluese, në identifikimin e hershëm dhe mbrojtjen e viktimave të mundshme të trafikimit me njerëz, ka intensifikuar aktivitetet e saj në terren.
Dje së bashku me njësitet tjera të PK-së dhe të inspektorëve të punës, atyre të ATK-së e inspektorëve komunal, kanë zbatuar Planin Operativ “Gushti 2022”.
Gjatë realizimit të operacionit policor, janë kryer aktivitetet e më poshtme: • Janë kontrolluar 36 lokale nate, • Nëntë lokale janë mbyllur nga inspektorët përkatës rreth parregullsive të hasura, • Është gjetur një revole më katër fishekë dhe dy thika, • Janë iniciuar tri raste penale, • Është identifikuar në një lokal, një viktimë e supozuar e trafikimit, • Janë legjitimuar 275 punëtorë të lokaleve (190 femra dhe 85 meshkuj), • Shtetësi e punëtorëve të legjitimuar është: 134 më shtetësi të Shqipërisë, 132 shtetas të Kosovës dhe të tjerët nga vendet e rajonit (Maqedoni, Serbi e Bullgari).
Policia ka njoftuar se do të vazhdojë aktivitet në luftën kundër veprimtarive antiligjore në përgjithësi dhe luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore në veçanti.