Realizohet platforma digjitale për fermerët e komunës së Gjilanit
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni dhe rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Artan Dërmaku, kanë bërë pranim-dorëzimin e projektit Platforma Digjitale për fermerët e Komunës së Gjilanit.
I pari i komunës, tha se ka përfunduar projekti i digjitalizimit për sektorin e bujqësisë nga Universiteti “Kadri Zeka”, në Gjilan.
Kryetari, tregoi se në ceremoninë e organizuar nga UKZ, rektori Artan Dërmaku, dorëzoi projektin. “Ky bashkëpunim ishte mundësi për studentët dhe stafin akademik, që të jetësojnë platformën”, ka thënë Hyseni.
Më tej kryetari i Gjilanit shtoi se tani e tutje, Platforma për Bujqësinë do të lehtësojë shërbimet, si dhe do të mundësojë vendimmarrje të bazuar në të dhëna për institucionet lokale.
Nga ana tjetër rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Artan Dërmaku, shprehu kënaqësinë e tij për bashkëpunimin e suksesshëm mes universitetit dhe komunës në këtë projekt inovativ.
“Përgëzoi studentët për punën e palodhshme dhe për talentin e tyre që kanë treguar se kanë potencial për të ndryshuar për të mirën në komunitetit e Komunës”, ka thënë Dërmaku.