Rebeca Andrade ia sjell medaljen e parë Brazilit në dysheme në gjimnastikë
05 gusht 2024
| 16:34
Rebeca Andrade është bërë braziliania e parë që ka fituar medaljen e artë olimpike në disiplinën e dyshemes.
Kjo është medalja e saj e gjashtë olimpike, që do të thotë se ajo tani është sportistja më e suksesshme olimpike nga Brazili.
Simone Biles nga ekipi i SHBA-së u rikuperua nga një performancë zhgënjyese në traun e ekuilibrit më herët sot, për të marrë medaljen e argjendtë, dhe medaljen e saj të 11-të olimpike në përgjithësi. Ndërkaq, bashkëkombësja e Biles, Jordan Chiles, fitoi medaljen e bronztë, që është njëherësh medalja e saj e parë individuale olimpike.