![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/01/Rebel.jpg)
Rebel Wilson mblodhi 100 mijë dollarë për zjarret në Australi
07 janar 2020
| 11:07
Aktorja e njohur Rebel Wilson ka mbledhur 100 mijë dollarë për ta ndihmuar Australinë që është përfshirë nga zjarret tash e disa javë.
Ajo i ka ftuar në rrjete sociale adhuruesit që ta ndihmojnë të mbledhë para.
Ajo e ka organizuar në shtëpinë e saj një drekë ku janë ftuar shumë afaristë dhe persona të njohur për të dhënë para për fondacionin e hapur për të prekurit nga zjarri në Australi.