Rebelët Houthi sulmojnë anijen greke në Detin e Kuq
Pamjet këtu tregojnë momentin kur rebelë Houthi sulmojnë me lëndë shpërthyese anijen greke Tutor në Detin e Kuq. Një detar nga Filipinet thuhet se është vrarë nga një shpërthim i shkaktuar nga një dron i ngarkuar me eksploziv. Ekuipazhi u detyrua të braktisë anijen, e cila u mbyt.
Pamjet, të marra nga një distancë relativisht e shkurtër, tregojnë shpërthimin që ndodhi pranë vendit ku qëndron pjesa e ekuipazhit dhe dhoma e motorit. Menjëherë ngrihet një re tymi, ndërsa pak më pas pason një shpërthim i dytë dhe më i fortë me një “top” zjarri në anije.
Anija greke me flamur liberian u mbyt të martën në ujërat e Hodeidah në Detin e Kuq të Jemenit. 22 anëtarët e ekuipazhit, të gjithë shtetas filipinas, u transportuan nga anija luftarake USS PhilippineSea, ndërsa një nga anëtarët e ekuipazhit të anijes humbi jetën.