Rebelët Houthi të Jemenit thonë se ishin autorë të një sulmi me dron në Tel Aviv
03 tetor 2024
| 08:34
Rebelët Houthi të Jemenit pretenduan se kishin nisur një sulm me dron në zonën e Tel Avivit gjatë natës, sipas një deklarate të enjten, raporton CNN.
Grupi militant i mbështetur nga Irani pretendoi se goditi një objektiv në qytetin izraelit, pa dhënë informacion specifik.
Më herët, ushtria izraelite tha se kishte identifikuar dy dronë pasi sirenat paralajmëruese u dëgjuan në qytetin bregdetar të Bat Yam, në jug të Tel Avivit.
Një dron u kap nga forcat ajrore izraelite mbi det dhe i dyti ra në një zonë të hapur, pa lëndime të raportuara, tha ushtria.