Rebelët refuzojnë ultimatumin për dorëzim, priten luftime të ashpra në Etiopi

24 nëntor 2020 | 08:32

Lideri disident i rajonit Tigray në Etiopi ka thënë se njerëzit janë të gatshëm të vdesin në mbrojtje të atdheut, duke e refuzuar ultimatumin e kryeministrit Abiy Ahmed për t’u dorëzuar brenda 72 orëve.

Abiy nisi një fushatë ushtarake kundër Frontit të Tigrayt për Çlirim më 4 nëntor, duke e akuzuar këtë grup për dy puçe ushtarake në rajonin verior dhe për përpjekje për ta destabilizuar qeverinë qendrore.

Ushtria federale ka thënë se forcat e saj ndodhen rreth 60 kilometra larg qytetit Mekelle, që është kryeqytet rajonal në Tigray dhe ka paralajmëruar se do ta bombardojë qytetin me rreth gjysmë milioni banorë.

Sidoqoftë, lideri i këtij rajoni, Debretsion Gebremichael, tha se kryeministri Abiy po mundohet që t’i mbulojë ngecjet e ushtrisë së tij në raport me forcat e Tigrayt dhe se po kërcënon sa për të blerë kohë.

Rebelët refuzojnë ultimatumin e qeverisë për dorëzim, priten luftime të ashpra në Etiopi

Lideri disident i rajonit Tigray në Etiopi ka thënë se njerëzit janë të gatshëm të vdesin në mbrojtje të atdheut, duke e refuzuar ultimatumin e kryeministrit Abiy Ahmed për t’u dorëzuar brenda 72 orëve.

Abiy nisi një fushatë ushtarake kundër Frontit të Tigrayt për Çlirim më 4 nëntor, duke e akuzuar këtë grup për dy puçe ushtarake në rajonin verior dhe për përpjekje për ta destabilizuar qeverinë qendrore.

Ushtria federale ka thënë se forcat e saj ndodhen rreth 60 kilometra larg qytetit Mekelle, që është kryeqytet rajonal në Tigray dhe ka paralajmëruar se do ta bombardojë qytetin me rreth gjysmë milioni banorë.

Sidoqoftë, lideri i këtij rajoni, Debretsion Gebremichael, tha se kryeministri Abiy po mundohet që t’i mbulojë ngecjet e ushtrisë së tij në raport me forcat e Tigrayt dhe se po kërcënon sa për të blerë kohë.

“Ai nuk e kupton se kush jemi ne. Ne jemi njerëz të parimeve dhe jemi të gatshëm të vdesim në mbrojtje të së drejtës sonë për ta administruar rajonin tonë”, tha ai.

Mbi 40.000 banorë të këtij rajoni kanë ikur në Sudan, ndërsa disa raketa kanë rënë edhe në territorin e Eritresë, duke ngjallur shqetësime për lindjen e një konflikti ndërkombëtar.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara tashmë ka vendosur që të mbajë takimin e parë rreth këtij konflikti. Zyrtarët thanë se takimi i së martës nuk do të jetë i hapur për publikun dhe nuk dihet nëse do të dilet me deklaratë pas përfundimit të tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ka qëndruar në…