Rebiqi konfirmon dëshirën për largim nga Frankfurti
03 tetor 2018
| 15:54
Ante Rebiq dëshiron që të largohet nga Eintracht Frankfurt. Lojtari kroat u kërkua në këtë verë nga Manchester Unitedi dhe Tottenhami, mirëpo i refuzoi ofertat e tyre.
Rebiqi vendosi ta nënshkruajë kontratën e re me skuadrën gjermane, mirëpo që tani u ka dhënë shpresë “Djajve të Kuq”. Kroati ka thënë se ai mund të largohet nga Eintracht Frankfurt në verën e vitit 2019, pasi dëshiron të luajë te një skuadër ku mund të fitojë trofe.
Në garë për transferimin e Rebiqit është futur edhe Bayern Muncheni, e që do të jetë një garë e nxehtë me skuadrën angleze.