
REÇAK
16 janar 2022
| 20:25
Izet Abdyli
R E Ç A K
E
Ç
A
K
Atë ditë dielli humbi shkëlqimin
E nga rrezet pikoi gjak
Një gjëmë si oshtimë jehoi nga bjeshka
Re-çak, Re-çak, Reeeçççaaakkk
Bota mbeti syhapur dhe e tronditur
Kur Wokeri foli në ekran
Ky është krim mbi një popull
Në Ballkan
Në Kosovë
Në Reçak
Gjithçka pastaj ndryshoi botën
Gjithçka pastaj mori rrjedhë tjetër
Bashkë me miq u ngrit një popull
I dha derman bishës së vjetër
Ndaj sot dielli po shkëlqen
Bashkë me rrezet e lirisë
Të kaluarën kujtojmë prapë
Ende ndihet gjëma e bjeshkës
Re-çak, Re-çak, Reeeçççaaakkk
e
ç
a
k
15 janar 2015