Recension i librit “ATLETËT E LIRISË” nga autori Gjergj Dedaj

26 qershor 2024 | 00:21

Ndërsa lundron në oqeanin e pafundëm të aktiviteteve politike 30-vjeçare të Gjergj Dedës, as që mund të mungojnë perlat vezulluese ngarkuar me nektarin e bjeshkëve të Thaçit, atje ku zanafillën e ka pikërisht tek ato kullat e lashta kreshnike plot madhështi, tek jetohet me orë e zana, ku të parët e Gjergjit patën vatanet e kuvendimet, si mençarë lanë fjalën, treguan besnikërinë kullave, fisit e bajrakut që se harruan kurrë. Ama, fuqizohet ndër dimensione pafund, ndaj është nderë dhe krenari për mua të flas për vlerat e larta të këtij atdhetari të devotshëm që, ky dhe krejt familja e madhe Dedaj u vunë në shërbim të Lëvizjes Kombëtare, Lirisë dhe Shtet Formimit.

Libri “ATLETËT E LIRISË” sjell një mori emrash si personalitete vendase e të huaja, miq, trima e luftëtarë por dhe kundërshtarë politikë apo “grabitqarë kufinjësh”, por dhe deri tek figurat më të larta politike e ushtarake europiane e botërore, me aktivitete, ngjarje e histori të jashtëzakonshme.

Tek ‘ATLETËT E LIRISË’ gjen më së miri pishtarët e lirisë dhe demokracisë së vërtetë.

– Autori së pari, këtë libër voluminoz, si birë thaçjani e nis me falenderimin për prindërit e familjen e tij për atë mbështetje ndër dekada që ia dhanë Gjergjit konkretisht heroit tij babait Shpend Deda, pasi ata panë me sytë e mendjes tek Gjergji fuqinë mendore se synimet e objektivat që ai ndërmerr, do i arrij me sukses.

– Udhëtimin e tij politik e nis konkretisht me Prishtinën, ajo kështjellë që ju mbijetoi stuhive dhe dridhjeve tektonike politike, arsimore, kulturore e historike për Kosovën, siç e thotë vetë Gjergji, pasi cek sundimin 5 shekullorë osman mbi Kosovën dardane dhe sjell saktë faktin historik kombëtarë dhe fundi i sundimit osman nuk solli lirinë e plotë më 28 Nëntorë 1912, kjo fatkeqësi solli pasojat shekullore që ende janë udhëkryqeve.

– Presidenti historik Ibrahim Rugova duke qënë i vetëdijshëm për raportin e forcave dhe zellin serb për zhbërjen me dhunë të Kosovës, kishte zgjedhur rrugën e imponuar paqësore, të afirmimit të çështjes Kosovës kudo në botën demokratike e mbajtjes gjallë të shpresës për të qëndruar në Kosovë me një organizim paralel të shqiptarëve përballë pushtimit, agresionit, invazionit dhe ripushtimit Kosovës më 1989 nga forcat policore e ushtarake të Serbisë okupatore.

Ai flet për largimin e shqiptarëve nga funkisionet publike e shtetërore pra çdo lloj funksioni deri tek ndalimi i Gjuhës Shqipe e mbyllja e shkollave dhe vështirësimi i një informimi të drejtë mbi këto fakte organizmave ndërkombëtare si Washington, Bruksel, Londër e Paris, New York e Vienna, Bon, Romë etj, pasi populli shqiptarë i Kosovës përjetonte presion e trysni nga forcat serbe e politika e Beogradit, që mashtronte arenën ndërkombëtare e kërkojej nga pala e Beogradit që Kosovës mos t’i kushtohej vëmëndje, ndonëse terrori bëhej i institucionalizuar.

– Autori shpjegon në detaje se si strategët e Akademisë dhe autoritete të shumtë ndër institucione të ndryshme serbe që donin Serbinë e madhe por dhe mbështetjen ruse në favor të tyre dhe ndikimet e brendshme dhe të jashtme, dizinformimet, që sillnin shkatërrim të shoqërisë, por nga ana tjetër ngjallnin urrejtje dhe vetpërmbajtje.

– Për ndryshime Kushtetuese më 1987- 88, vetëm një numër i vogël i guximshëm e me ndërgjegje ishin disa si Melihatë Tërmkolli, Riza Lluka, Menduh Shoshi, Bajram Buqani, etj, ku beteja ishte për jetë a vdekje.

Pas shpalljes Deklaratës Kushtetuese me 2 Korrik 1990 vunë gurë themeli në sovranitetin e Pavarësisë  Kosovës përmes Deklaratës Kushtetuese, delegatet shpallën Kosovën njësi të veçantë në Kuadër të Federatës Jugosllave e në 7 Shtator 1990 delegatet e Kuvendit Kosovës në Kaçanik nxorën aktin juridik KUSHTETUEN E KOSOVËS dhe u detyruan të largoheshin për në vendet e BE.

Viti 1991, në dekadën e fundit të shekullit kaluar, gjen Kosovën dhe Shqipërinë mes ndryshimeve të mëdha me vizione të reja, detyra të mëdha e të rrezikshme për Kosovën, por dhe vështirësive të pafundme thotë autori ku dhe unë personalisht thotë autori,  isha një ndër themeluesit e PSHDK, në lokalet e Collegium Cantorum të Prishtinës.

– Misioni është sakrificë dhe vet flijim për të arritur qëllimet fisnike e njerëzore të Lirisë e të merresh me politikë është më shumë se mision, është thirrje e flijim për të realizuar aspiratat e shenjta dhe të drejta për liri e pavarësi. Rruga e vështirë që s’i dihej fundi nuk kishte kthim pas.

– A nuk është autori një njohës i shkëlqyer i ngjarjeve historike të popullit të Kosovës që nga pushtimi osman e përgjatë historisë i përshkruan me detaje ngjarje dhe personazhe pozitive apo negative qofshin ato, duke pohuar  dhe hedhur dritë mbi vështirësitë shumë shekullore që populli shqiptarë i Kosovës ka pësuar nga synimet grabitqare të fqinjëve apo përllogaritjet e pushtuesve të huaj.?!

Kjo hapësirë për Gjergjin është bërë regjion shpirtërorë e gurrë e pashtershme frymëzimi, kënd i veçantë i të vërenjturit për të jetuar, shumë nga ato i projektoi me ngjyrat më të pasura, të fuqishme e magjike ndaj i sjell ato, dhe jo thjeshtë sa për t’i arkivuar por si përjetim e ndjenjë, sepse shkrimtari nuk duron mendimin që njeriu mund ta konsiderojë fjalën si plaçkë por institucion, prandaj duhet ruajtur kriteret ndër gjenerata se mendimi, puna, vlera e virtytet bëjnë dukshëm diferencën.

Takimet dhe aktivitete me personalitete europiane e botërore janë të pa numërta si Lordi Russell Johnson, Hans Dietrich Gencher, Eliot Engel, Bill Clinton, Papa Gjon Pali ll, Michael Mcllallan, Richard Hackeby, Tony Blair, Richard Holbrook, Madeleine Albright, William Walker, Havier Solana, Wesley K Clark, Fransoa  Loeb,  Pat Cox, zklaus Kinkel etj.

Vend të rëndësishëm në këtë libër zënë heronjtë e shumtë që ranë për bashkim e çlirim të Kosovës veçoj shkodranen që studjoi në Itali Marie Shllaku, pasi bashkë me at’Bernard Llupin, Kolë Parubi e Gjergj Martini u bashkuan luftëtarëve më në zë të Kosovës si Shaban Polluzha, Mehmet Gradicës, Ndue Përlleshit e shumë figurave të luftës anekënd Kosovës dhe më 1946 ajo plagoset, arrestohet bashkë me grupin dhe nga ky proces i montuar politik me prokuror mercenarin, renegatin Ali Shukriu, gjithë grupi dënohet me vdekje dhe u pushkatuan në rrethinat Prizrenit e për varret s’u mësuan kurrë nga ajo intrigë trekëndore që të tretët pësojnë duke iu nënshtruar fatit e zërave të kohës duke shkatuar dhimbje deri në mbi njerëzoren.

Mirënjohje autorit Gjergj Dedaj, për librin që Marie Shllakut dhe grupit atdhetarë ia realizoi, pra libri “SHQIPËRIA E MARIE SHLLAKUT”dhe vjen si një dritë përçuese që shndrit skutat e shpirtit atdheut e Kombit, vërtetë faleminderit.

Autori shkruan shumë ngjarje historike deri tek ajo e Jasharve që mbeten Feniks i përjetësisë së lirisë ku u flijua legjenda Adem Jashari e familja e tij e madhe prej 57 anëtarë për lirinë që sot gëzon atdheu e dhjetëra e qindra histori që të mbajnë zgjuar kureshtjen kjo brendi e pasuruar me dhimbje, e ATLETËVE TË LIRISË.

Autori shkruan dhe për heronjtë martirë që vetë familja e madhe Deda dhuroi plot 12 jetë për liri e pavarësinë e Kosovës të gjithë në një ditë pasi lufta në Guskë mori atë ditë edhe 13 të rinj, pra 25 martirët e 27 prillit 1999. Ata i varrosën në varrezat e fshatit Guskë për të mbetur të pavdekshëm si shkëmbinj të kështjellës pavarësisë bashkë me shumë të tjerë si familja Haradinajt të Gllogjanit, Zahir Pajaziti i Llapit, Agim Ramadani i Anamoravës e qindra familje horike nga gjithë fshatrat e Kosovës.

Nuk harron as’sesi autori figurën e lartë kombëtare Ukshin Hotin, politologun dhe patriotin e vrarë gjatë mbajtjes në burgun e Dubravës nga forcat serbe. Ama rilindja e Kosovës vjen pas shekujve e betejave të përgjakshme siç shkruan vetë autori.

Viti 2008, për Kosovën ishte viti i Vlorës shqiptare, pasi nga sinjalet e qendrave ndërkombetare të vendimmarrjes në SHBA dhe BE pritej akti historik si korrigjim i një padrejtësie shekullore  pra shpallja e Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Gjithçka ndodhi në sytë e opinionit ndërkombëtarë dhe atij vendas me dt. 17 Shkurt 2008 e cila mbetet dita historike për Kosovën e Kombin.

– Në këndvështrimet mia letrare, Gjergj Dedaj vjen si figurë gjithpërfshirëse drejtues, atdhetarë, politikan e diplomat, mbi të gjitha sot një shkrimtarë i fuqishëm që sjell shpirtin  e pasur me gjithë vitaminat njerëzore dhe patriotizmin e ndjerë shqiptarë e shpreh me mirënjohje përmes kujtimeve e nderimeve të larta dhe të veçanta për njerëzit që i dhuruan Kosovës e Kombit.

– Të nxjerrësh në pah vlerat e larta letrare e historike të kësaj vepre historike – letrare, mund të krijosh edhe një tjetër libër analizues, pasi ka shumë pikë takime nëpër histori pasi flitet për vepra, mendime e gjykime po’ashtu ndaj…

E shoh aq të kompletuar falë efektit kohë dhe kujdesit të ruajtjes informacioneve për ta sjellë të gjallë tek lexuesi duke qënë i inkuadruar brenda patriotizmit, sepse faktet e të dhënat janë argument.

Ai vjen me mjaft finesa e saktësi historike nga shkolla, jeta, puna, aktivitetet e shumta për njerëz të mëdhenj e në fusha e pozicione të ndryshme prandaj vjen si kurorë e artë ky libër i jashtëzakonshëm për detajet që vitet e dekadat servuan dhe vjen aq guximshëm si flakë olimpike me dimensione të largëta si në kohë ashtu edhe në hapësirë plot gjallëri duke shpalosur përballjen e fuqishme dhe sfidat që jeta ti sjell, ama duke mis lënë asgjë në terrin e harresës pasi vëzhgimet u bënë nga sy të çeliktë duke zbrazur tërë kasafortën e shpirtit shekullorë si një udhërrëfyes për të drejtën e të vërtetat duke çmuar lirinë si vlera më e madhe e gjithësisë.

Gjergji, falë punës dhe vlerave, kontributit të madh dhe sakrificave të shumta është nderuar me shumë çmime kombëtare e ndërkombëtare.

Duke qënë se është e plotë dhe skena intelektuale eksplorimi i burimeve qe shtri me përparësi me gjithë aspektet e fjalës.

Ndaj i uroj shumë dritë e refeksion e sa më këndshëm për lexuesin.

Udhë e mbarë librit.

Suksese autorit.

Nga Prenda Sejdia

Lezhë më 25 Qershor 2024

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia hapi zjarr ndaj protestuesve që po mundoheshin të hynin…