Recension i librit Barazia dhe Drejtësia Gjinore
Dr. Sc. Salihe Salihu
Akademikja Aurela Anastasi na vjen me një libër me sqarime të nevojshme për temën që është në fushën e të drejtave të njeriut dhe një ndër parimet krucial në Konventa dhe Rezoluta Ndërkombëtare. Autorja që në fillim tregon se pse u përcaktua për trajtimin e kësaj teme specifike, ”Barazia dhe Drejtësia Gjinore”. Brenga e saj është e lidhur me faktin që ende ekziston boshllëk në mes barazisë dhe drejtësisë gjinore në Shqipëri edhe pse barazia është e sanksionuar me ligje të vçanta të cilat derivojnë nga Kushtetuta e vendit.
Autorja brengën e saj rreth kësaj teme e drejton kah institucionet gjyqësore meqë ato nxjerrin verdikun për të garantuar Barazinë e për ta fuqizuar Drejtësinë Gjinore. Akademikja Aurela tenton ta ngrisë dyshimin në pritshmëritë që vetëm ligji me një gjuhë neutrale mund ta rregulloj këtë dimension të barazisë me drejtësi. Garancia ligjore nuk është i mjaftueshëm meqë ka rrezik që të sfidohet nga realiteti social që është i përmbushur me stereotipa gjinorë.
Në Shqipëri në listën e gjatë në pakon e reformave ligjore dhe institucionale të cilat kanë filluar në shekullin XXI nuk kanë arritur që të ndryshoj mentalitetin rreth barazisë gjinore e rrjedhimisht gjyqësori ballafaqohet akoma me këtë problematik. Autorja në libër shpreh shqetësimin e saj rreth këtyre sfidave dhe pohon se shoqëria shqiptare ka nevojë të madhe për të ngritë ndërgjegjësimin dhe për të respektuar normat juridik të barazisë.
Dilema tjetër është pranimi qënësor i barazisë në rradhë të parë si koncept. Barazia nuk është e mjaftueshme nëse nuk është barazi në të gjitha sferat por është edhe më e lëndueshme kur nuk kuptohet thellësisht dhe drejtë thelbi i konceptit barazi. Prandaj autorja hedh vëzhgimin analitik duke filluar nga familja, në të drejta pronësor , në përfaqësim gjinor në vendim-marrje si dhe në institucionet shtetërore.
Objekt analitik në libër është kushtetëzimi i barazinë për ti mbrojtur barazinë gjinore nga diskriminimi që i behet për shkak të përkatësisë biologjike dhe sociale; kushtetëzimin e barazisë për mundësi të barabarta; kushtetëzimin për masa pozitive dhe promovimin e barazisë së rezultateve si dhe kushtetutëzimi i shkaqeve të mbrojtura në një ”listë të hapur”.
Në trajtim të temës autorja ka sjell shembuj të shumtë ilustrativ se në çfarë mënyre Gjykata Evropiane, Gjykata e Luxemburgut apo Gjykata e Lartë e ShBA-ve i trajton parimin e barazisë gjinore me qëllimin e vetëm për të siguruar ”de facto” barazinë mes burrave dhe grave.
Përgjithësisht mendohet, që barazia në drejtësi është trajtim vetëm për gjininë femrore. Por, në fakt, autorja flet për barazinë dhe drejtësinë gjinore për dy gjinitë duke prekur trajtimin e drejtësi jo vetëm ndaj femrave por edhe drejtësinë ndaj meshkujve. Me këtë qasje neutraliteti ndaj përkatësisë bëhet mbrojtja pure e drejtësisë gjinore, duke prek nevojën për të mbrojtur të drejtën prindëror edhe gjatë procedurave të divorcit, duke vu në pah se kjo e drejtë nuk është e drejtë të mohohet as njërës gjini. Si ilustrim për të dëshmuar shkelje të këtilla e ilustron me shembullin tek rasti Bajrami, i cili kishte vdekur pa e takuar fëmijnë.
Problemet për zbatimin e barazisë dhe drejtësisë gjinore gjatë procedurave të divorcit është segment tetër në trajtim. Pengesat në bashkëpunimin ndërkombëtare janë të pakuptueshme. Zbatimi i barazisë dhe drejtësisë gjinore nuk është efektiv as në përmbushjen e detyrimeve që dalin nga Konventa e Hagës të cilën Shqipëria e ka ratifikuar dhe ende nuk zbatohen në plotshmëri.
Autorja potencon për nevojën që krahas masave të veçanta me ligj të ekzistojnë edhe detyrime ligjore për eliminimin e diskriminimit dhe për zbatimin e ligjeve të barazisë gjinore. Për shembull në Shqipëri, në Akademinë e Shkencave, përveç masave pozitive janë edhe detyrimet ligjore. Përmes masa të posaçshme porcedurale në Statutin e ASH sigurohet përfaqësimi i grave në organet përfaqësuese të këtij institucioni dhe zgjedhjet e anëtarëve të Asamblesë zhvillohen në përputhje me parimin e barazisë gjinore.
Përtej vendosjes së pozitave sipas meritokracisë në institucionet shtetërore është shtruar nevoja për zgjerimin e të drejtave gjinore edhe në dimensionin ekonomik. Autorja bazohet në Traktatin e Romës dhe arrinë të nxjerrë në pah edhe dimensionin e të drejtave të femrave në rastet kur ato lindin fëmijë. Duke e analizuar kërkesën për sigurimin e shoqëror të femrave lehona me pagë 100% fuqizohet jepet një mbështetje me automatizëm e poashtu duke i dhënë të drejtë për ta legjitimuar këtë kërkese. Vetë analiza e këtij aspekt është një apel drejtuar institucioneve shtetërore që ti lejohet femrave të kompensohen me pagë më të lartë me qëllim të kompenzimit edhe të humbjeve profesionale që shkaktohen si rezultat i largimit të tyrte nga puna.
Mirëpo e gjithë rëndesa për ta spikatur barazinë bie te organet e drejtësisë. Autorja e vënë në theks edhe nevojën për gjyqtarë të paanshëm dhe detyrimi për respektimin e paanshmërisë edhe të etikës gjyqësore që duhet të përkon me sjelljen e paanshëme të gjyqëtarëve në proceset gjyqësore.
Në libër, gjithashtu, janë vënë në dukje edhe interpretimet e gabuara të ligjeve nga ana e gjyqëtarëve që nuk e japin vendim e duhur përkundër garantimit të drejtës gjinore në Kushtetë. Shembuj të interpretimeve të gabuara ka përplot por si ilustrim përmendet rastit i keqinterpretimit të njohjes së atësisë në kuadrin e drejtës familjare.
Vështrimi i Barazisë dhe Drejtësisë Gjinore në këtë trajtim është kryekëput i mbështetur në Kushtetutë si bazament themeltar i çdo shteti. Përmes këtij trajtimi shpresojmë që organet e drejtësisë të kushtohen më vëmendshëm në specifikat në relacion gjinor për ta zbatuar parimin e barazisë si element i domosdoshëm për drejtësi gjinore. Të gjitha aspektet diskriminuese të trajtuara në libër janë sfida që e rëndojnë sistemin e drejtësisësi në Shqipëri, e gjetiu.
Përkushtimi i Aurela Anastasi për temën që e ka trajtuar vërehet edhe në sugjerimet e saj ku mes tjerash jep rekomandime duke propozuar që të mirren në konsideratë skemat dhe praktikat e vendeve që cilësohen si modele të mira për zbatimin e barazisë të cilat mund të shërbejnë për përmirësimin e metodave aktuale të Barazisë e Drejtësisë Gjionre në Shqipëri.