Recension i librit të Ksenofon Krisafit me titull “Lufta e Kosovës në Labirintet Diplomatike”

01 shtator 2023 | 11:58

Dr. Sc. Salihe Salihu

Në momentin kur e lexova titullin e librit më intrigoi aq shumë sa mezi prisja ta planifikoja kohën që ta lexoja këtë libër të shkruar nga njohësi dhe eksperti më i shquar i diplomacisë dhe të drejtës ndërkombëtare. Në libër profesori e diplomati Ksenofon Krisafi sjell përvojën dhe përjetimet gjatë luftës së vitit 1998-1999 në Kosovë të cilat janë të përshkruara me kujdes të veçantë dhe hera herës edhe me frymën ekspresioniste të dalluar që përkon me reagimin njerëzor e vëllazëror ndaj situatës që kalonte populli shqiptar në Kosovë.

Veprimtaria e profesorit Krisafi si diplomatë në Misionin e Përhershëm të Shqipërisë në Zyrën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) nuk ishte i lehtë as teknikisht as profesionalisht gjatë periudhës së luftës në Kosovë. Në libër paraqitet dinamizmi i punës për koordinimin e çdo paraqitje apo deklaratat në mes të përfaqësuesit të Misionit me Mistrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, (MJSH) si dhe raste kur barra e përgjegjësisë kryesisht i mbetej Zyrës së Misionit. Në veçanti në libër dëshmohet njohja e mirë profesionale me çështje diplomatike dhe guximi i ambasadorit Krisafi që të kanalizoj të drejtën e popullit të Kosovës në hapësirat e nivelit më të lartë të OKB-së ku zhvilloheshin debate të nxehta rreth çështjes së Kosovës.

Strukturimin i kapitujve të librit është i ndarë sipas temave që janë trajtuar dhe ka një shtrirje të gjerë dhe përshkrim të lehtë por të shkathët sa që arrin deri aty sa që e futu edhe lexuesin në labirintet e diplomacisë. Vërtetë si lexues me ndjejë kënaqësi fillon dhe vazhdon ta lexoj këtë libër që përveç njohurive dhe eksperiencës së shprehur e gjejmë një gjuhë të pastër e të rrjedhshëm. Formulim i fjalive është me stil sa akademik e diplomatik e po aq prozatik, duke përshkruar ngjarje, karakter e emocione. Pra, ky libër veçohet për nga stili i të shkruarit meqë në libër është shkrirë një kombinim i veçantë akademik-diplomatik-artistik.

Autori risjellë kujtesën e fatit të shqiptarëve gjatë periudhave historike më të hershme të okupimit të trojeve shqiptare e të përpjekjeve të njëpasnjëshme të sllave për ndryshuar demografinë e trojeve shqiptare. Por, autori me mjeshtri rikthehet te fokusi i temës për periudhën gjatë luftës së fundit. Duke u referuar edhe shtypit ndërkombëtar dhe arkivit të Londrës pasqyron dhunën gjenocidale të Serbisë mbi popullin shqiptar në Kosovë gjatë periudhës nga vitit 1980-1999-të që ishte si një ndër veprimet më gjenocidale në territorin Evropian pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore. Përshkrim paraqet një kronologji të zhvillimit të ngjarjeve në Kosovë dhe sensibilizimi i çështjes Kosovës në diplomacinë botërore.

Në rrëfimet për ngjarjet autori na sjell edhe dhembjen e trishtimin e përjetimeve të shqiptarëve që një fotograf francez i kishte kapur me kamerën e tij në Nagafc në vitin 1990-të. Autori tregon se si fotoja e dhembjes shqiptare ishte pikturuar nga piktori i njohur francez Pascal Convert dhe këtë pikturë qeveria francez ja dhuroi dhuratë OKB-së me rastin e 60 vjetorit të themelimit.

Libri është i përmbushur me fakte nga debatet e fjalimet e Zyrës së Misionit për çështjen e Kosovës, në mbrojtje të popullit të Kosovës dhe luftës së drejtë të UCK-së. Rrjedhimisht përshkruhet avancimi i qasjes së ndërkombëtarëve në trajtimin e Kosovës në të gjitha nivelet e strukturave të OKB-së e kancelarive Perëndimore. Në suaza të avancimeve përshkruhen edhe bllokimet dhe pengesat si dhe rrethi vicioz i spiunimit në dëm të Kosovës. Një ndër spiunimi në nivelin më të lartë është regjistruar në kuadër të formacionit të NATO-s. Ishte francezi Pierre Henri Bunel që kishte njoftuar autoritetet e Serbisë që NATO kishte marrë vendim të fillonte bombardimet kundër forcave ushtarake serbe më 10 tetor 1998. Pikërisht nga ky dekonspirim i planifikimit të ndërhyrjes së NATO-s u shty afati për fillimi e bombardimeve me 24 mars 1999-të dhe për pasojë gjatë periudhës tetor ’98 e deri mars ’99 shumë shqiptarë u masakruan dhe ndodhën ngjarje të llahtarshme.

Në libër janë përfshirë edhe shumë fjalime, vendime e përpilime të Rezolutave për Kosovën të cilat janë të rëndësishme për studiues që merren me studimin e tekstit të tyre. Autori e ka analizuar me mprehtësi Rezolutën 1244 dhe konsideron si pikënisje e gjitha ndryshimeve pozitive. Por, gjithashtu konstaton se kjo Rezolutë posedonte edhe të meta sepse kishte shkel tri parimet e të drejtës ndërkombëtare: parimin e vetëvendosjes; parimin e çlirimit dhe dekolonializimit.

Prokupimi i autorit shprehet edhe për fatin e shqiptarëve në Maqedoni si dhe për Medvegjën, Bujanovcin e Preshevën duke i shpalosur një nga një dhe duke nënvizuar se kjo krizë rajonale është e shkaktuar nga maqedonët e serbët të cilët ju mohonin shqiptarëve të drejtën për liri dhe demokraci.
Në kapitujt e fundit autori nxjerrë preokupimin e gjithë shqiptarëve rreth ngjarjeve të pas luftë së Kosovës, rreth arrestimit të prijësve të UÇK-së si dhe të ardhmen e Kosovës si dhe të Ballkanit.

Krisafi argumenton se pa trajtimin e drejtë të çështjes së shqiptarëve nuk mund të ketë stabilitet në rajon. Autori këtë konkluzion e ka nxjerr rrjedhshëm duke ju referuar rilindësit tonë vizionar Naim Frashëri i cili në fillim të shekullit XX-të kishte deklaruar se platforma e strategjisë së shqiptarëve është që të mbajnë harmoni me popujt sllavë e grekë me parakushtin që e drejta e gjithsecilit të respektohet.
Libri ka përshkruar rolin e shumë aktorëve ndërkombëtar rreth çështjes Kosovë por në mënyrë të detajuar e specifike është sjell roli, angazhim, përpjekjet e panumërta të zhvillimeve diplomatike të kryesuara nga Zyra e Misionit Shqipërisë në OKB-së që udhëhiqej nga veta vetë autori.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pavarësisht polemikave të shumta që ka pasur së fundmi nga…