Recension nga Hysen Ibrahimi për librin “Doktori që i dha jetë lirisë dr. Fahredin Hoti”

07 mars 2025 | 19:22

Hysen Ibrahimi, Malmö

 

Në shpirtin e popullit, në sytë e ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në sytë e mijëra nënave që lindën nën përkujdesjen shëndetësore të tij, Dr. Fahredini ishte shpallur tanimë shenjtor shpirtëror.

Sot ne komuniteti shqiptar në Malmö të Suedisë, kryesisht intelektual, krijues dhe veprimtarë të çështjes kombëtare, po e përurojmë libri monografik i titulluar “DOKTORI QË I DHA JETË LIRISË DR. FAHREDIN HOTI”, autor z. Besnik Hoti (djali i tij). Për këtë kam përgaditur recension për këtë libër me rëndësi të madhe historike.
Të flasësh për një krushian siç ishte Dr. Fahredin Hoti tani dëshmor i kombit, nuk mund të fillosh më tutje para se të kujtojmë se pikërisht vendlindja ku ai u lind dhe u rrit, janë të vrarë e të masakruar në Krushë të Madhe 241 të vrarë nga regjimi fashist serbo-sllav. Ai, u lind afër truallit ku ka lindur edhe Heroi ynë kombëtar Bajram Curri, e po ashtu afër truallit edhe të intelektualit të madh të orëve të para për Lirinë e Kosovës siç ishte Ukshin Hoti. Krusha është shndërruar në një vend të heronjve, martirëve, intelektualëve, e në mesin e tyre është edhe Dr. Fahredin Hoti me djalin e tij Kreshnikun, që falë atyre të gjithëve pa përjashtim ne sot e gëzojmë lirinë, pavarësinë e Republikës së Kosovës që duhet ta ruajmë si sytë e ballit.
Nisur nga nga ky aspekt, në qoftëse i krahasojmë shumë vepra të botuara dhe të përuruara në kohët e fundit, nga autorë të ndryshëm shqiptarë kushtuar pikërisht luftës së fundit të Dardanisë, atëherë mund të themi se libri monografik i titulluar “DOKTORI QË I DHA JETË LIRISË DR. FAHREDIN HOTI”, autor z. Besnik Hoti, mund të themi se është tejet i veçantë, vërtetë faktografik sepse kemi bë bëjmë me fakte konkrete, dëshmi të personaliteteve të kohës dhe njerëz që udhëtuan së bashku me Dr. Fahredinin. Çfarë dua të them? Dua të them se Dr. Fahredin Hoti ishte pasionant i madh ndaj letërisë shqipe, ndaj poezisë, romanit, dramës e publicistikës letrare, lexues dhe krijues i madh krahas profesionit të tij si mjek. Këto i kemi në librin e autorit dhe lexuesi do t’i lexon dhe do të bindet se po flasim për një figurë të përmasave kombëtare e letrare siç ishte dhe do të mbetet Dr. Fahredin Hoti. Asnjë njeri, e asnjë intelektual i mirëfillt, i përkushtuar për interesat e tij kombëtare, pavarësisht profesionit, ai nuk mund të mos përfshihet në letërsin e gjuhës amtare shqipe, sepse paevitueshëm edhe vet Dr. Fahredin Hoti ka jetuar në kohën kur regjimi fashist serbo-sllav, ka shkaktuar dhimbje të mëdha shpirtërore për njerëzit e tjerë sidomos ndaj gjinisë femërore dhe ndaj fëmiut. Pse e them këtë? Sepse Dr. Fahredin Hoti ishte mjek i gjenekologjisë dhe ka pasur të bëjë drejtpërdrejtë me gjininë femërore dhe fëmijët. Këtu ai, i ka parë padrejtësitë e një shteti serb, se deri në çfarë shkalle mund të shkoj vetëm e vetëm për shfarosjen e popullit shqiptar në format më të ndyra dhe përpjekjet për sterilizimin e femrës shqiptare që ajo mos të lind fëmiun shqiptar. Këtë e ka ditur më së miri Dr. Fahredin Hoti.
Kështu që autori i veprës Mr. Besnik Hoti, me shumë të drejtë në këtë vepër të tij faktografike e publicistike, që ka arritur të përfshijë në libër unitetin e llojllojshmërisë së personaliteteve, duke marrë opinionet e tyre për Dr. Fahredin Hotin që të ndriqohet fushëveprimtaria e tij edhe në fushën mjekësore, edhe humane edhe patriotike.
Norma logjike mund të flas vetëm atëherë pas leximit të veprës me kujdes dhe opinonet të cilat janë në libër, ndihmon në krijimin e idesë te referuesi sikur që më ka ndihmuar mua personalisht, atëherë mund ta nxjerrim kuptimin e rëndësisë së veçantë të kësaj vepre të autorit Hoti, që del se kjo vepër është faktografike dhe shumë e sakt në secilin rresht të shkuar mbrenda këtij libri.
Autori me të drejtë shkruan fakte në këtë libër, citat: “Hetuesit e Tribunalit të Hagës në Krushë të Madhe hasën në dy krematoriume (Kremator) , tetë varreza masive, si dhe shumë varreza individuale, me 793 shtëpi të djegura…” 140 gratë e veja krushjane u detyruan të kujdesen me përkushtim për 548 fëmijët e tyre bonjakë”, fund citati.
Persekutimi çnjerëzor nga një makineri vrastare serbo-sllave, autori Hoti me të drejtë i paraqet këto të dhëna që dëshmojnë se kjo makineri vrastare me qëllim për spastrime etnike, gjenocidiale, kalon çdo kufi të menduarit psikologjik e aq më shumë është antinjerëzore që vepron kundër të drejtave më elementare njerëzore. Është po ashtu një logjik e këtij regjimi sllav që tejkalon normat lidhur me të menduarit psikologjik, duke hulumtuar modalitete nga më të ndryshmet, vetëm e vetëm të rrinë qëllimin për shfarosjen e popullit shqiptar nga faqja e dheut.
Për t’ju bërë ballë të gjitha këtyre krimeve, ishte edhe vet Dr. Fahredin Hoti, i cili pa fije frike shërbeu si mjek në Shoqatën Humanitare Bëmirëse “Nëna Terezë”, pastaj pa kurfar kompenzimi financiar ai dha kontributin e tij si mësimdhënës në Shkollën e Mjekësisë “Luciano Motroni” në Prizren, deri paka para vrasjes së tij. Kontributi i tij ishte po ashtu shumë i madh, kur ai gjatë mësimdhënies nëpër shkolla, ua mësoi brezave të rinj profesionin e tij se si duhet punuar dhe ndihmuar popullatën kur ajo ka nevojë.
Vetëdija intelektuale e kësaj kohe, profesionin që e zhvillonte si mjek i Dr. Fahredin Hotit lypsej çdo kund dhe në çdo orë e minut në 24 orë të ditës, e Dr. Fahredini arriti të ju përgjigjej të gjithëve me mbështetjen e gruas së tij Nexhmijes, djemve të tij Kreshnikut tani që është edhe martir i kombit dhe u vra nga makineria serbe së bashku me babain e tij Dr. Fahredinin dhe Besnikut sot që e kemi pranë neshë, duke e përuruar lbrin e tij kushtuar babait të tij.
Në librin për të cilin po flasim, në faqën 34, ndër të tjera shkruan, citat: ”Shtëpinë e tij (Pra Dr. Fahredin Hotin) në Krushë të Madhe e kishte shndërruar në spital, ku u mjekuan shumë ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe civil nga të gjitha trevat e Anadrinisë e të Malishevës, Prizrenit e Hasit, të cilët gjendeshin nën rrethim të hekurt, të rrezikuar dhe në gjendje të rëndë, pa ilaçe e pa ndihmë mjekësore. Shtëpia spital e Dr. Fahredinit ishte në gjendje mobile 24 orë…, brenda një viti janë të evidentuara 800 lindje. Në këtë shtëpi-spital doktor Fahredini kishte angazhuar bashkëshortën e tij, Nexhmijen, si dhe dy kunatat e tij, Lejlan e Hatixhen” fund citati.
Dr. Fahredin Hoti, në syrin e popullit është parë si një shenjtor dhe ne sot po bindemi se ai vërtetë është gjak i pastër shqiptar me virtyte të mëdha njerëzore e me një humanizën të madh njerëzor që dëshmon se është i njejti gjak shqiptar si i Shën Nënës Terezë tonë të madhe. Në shpirtin e popullit, në sytë e ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në sytë e mijëra nënave që lindën nën përkujdesjen shëndetësore të tij, Dr. Fahredini ishte shpallur tanimë shenjtor shpirtëror. Nga kjo pikë, nga momenti kur Dr. Fahredini ishte shndërruar në shpëtimtar i popullit, veprimtaria e tij po ashtu shfaqet si një vepër madhore, si një intelektual që ka guximin tu dal përballë të gjitha kërkesave të popullit me tërë familjen e tij, e ti shëron të gjitha ato plagë të shkaktuara nga regjimi serb-sllav. Po ta përpjestojmë 800 lindje në 365 ditë të vitit na del se Dr. Faherdini si gjinikolog ka pranuar në ordinancën e tij shtëpi-spital dy lindje për çdo ditë.
Në opinionin e Prof. Dr. Isuf Dedushaj, f. 58 të librit, Dr. Fahredinin ndër të tjera e përshkruan, citat: ”Ai kreu punët e mjekut familjar, pediatrit, gjinekologut, kirurgut, internistit e teknikut”, fund citati.
Kontributdhënia e Dr. Faherdinit, ishte futur në rrugën e pakthyeshme, që ngjanë me veprat e mëdha të personaliteteve, e që shumë prej tyre janë nominuar me Çmimin “Nobel” për humanizëm, shëndetësi, arsim etj. Unë mendoj se çmimi “Nobel” do t’i takonte me plot meritë edhe Dr. Fahredin Hotit.
Zonja dhe zotrinj,
Trimëria e Dr. Fahredin Hotit, në masakrën Rugovë të Hasit, ishte e dëshmuar tanimë me kontributdhënien e tij, duke improvizuar spitale fushore, sidomos kur ofenziva serbe e 28 janar 1999, kur në këtë betej kundër forcave serbe kishin rënë 19 ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe me dhjetra tjerë përfshirë edhe popullatën civile shqiptare që ishin plagosur rëndë, janë kuruar nga Dr. Fahredini.
25 marsi 1999, ishte ditë e rëndë, sepse ra Dëshmor edhe Dr. Fahredin Hoti nga një plumb snajper i shkjaut, në momente kur Dr. Fahredini e ndihmonte djalin e tij të plagusr 14 vjeçar Kreshnikun dhe të plagosurit tjerë, ai më në fund bëri përjekjet e tij të fundit që t’i shëroj plagët e tij vdekjeprurëse nga serbia fashiste.
Kjo familje e madhe Hoti dha për Lirinë e Kosovës 37 burra, e aq edhe më shumë të burgosur nga regjimi i shkjaut.
Autorit i këtij libri Mr. Besnik Hoti, mund të them se ia ka dalur me sukses, por që ka vend ende për të shtuar duke pasur parasysh fushëvepritarinë e madhe që e ka pasur Dr. Fahredini, gjatë gjithë jetës së tij. Autori me të drejtë në këtë libër faktografik ka përfshi shumë artikuj të gazetave nga Kosova dhe Shqipëria që kanë shkruar për kontributin e Dr. Fahredinit, pastaj kur komuna e Rahovecit merr vendim që Qendra e Mjekësisë Familjare në Rahovec të emërohet me Dr. Fahredin Hotin, zbulimi i bustit Dr. Fahredin Hoti dhe promovimi i librit të tij me poezi dhe për të gjitha këto, flasin më së miri 14 mirënjohje që ju kanë ndarë e që janë të botuara në këtë libër, për derisa pjesë e veprimtarisë së tij do të mbetet pjesë e rëndësishme e historisë për pavarësinë e Republikës së Kosovës, që ruajnë burime autoktone Pellazgo-Ilire.
Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani”, Suedi, në Krusha të Madhe më 27 korrik 2019, kemi mbajtur takim promovues me qëllim për të dhënë një kontribut dhe për shkruar për këto viktima. Këtë edhe ia kemi dalur duke shkruar në librin e titulluar “Thesari Kombëtar i Mërgatës Shqiptare në Suedi” vëllimi 11, faqe 229-281 gjithsej 51 faqe, botuar më 2021.
I lehtë qoftë dhei i Dardanisë Dr. Fahredinit, Kreshnikut, mbarë familjes Hoti dhe të të gjithë të rënëve për Lirinë e Kosovës.
Të paharruara qofshin veprat e tija, porfesionale, humane, njerëzore, kulturore e poetike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj…