Recesioni mund të marrë më shumë jetë sesa virusi
Nëse mbyllja nga koronavirusi çon në një rënie të PBB-së prej më shumë se 6.4 përqind, më shumë vite jetë do të humbnin për shkak të recesionit sesa janë kursyer nga karantinat. Philip Thomas, profesor i menaxhimit të rreziqeve në Universitetin e Bristolit, tha që bllokimi i ekonomisë duhet të jetë i mirëstudiuar, përndryshe masat do të “bëjnë më shumë dëm sesa mirë”.
“Jam i shetësuar se mos duke dashur të zgjidhim një problem ne po krijojmë një problem edhe më të madh,” tha ai në një kohë që ekonomistët parashikojnë se po ecet drejt një recesioni më të thellë të historisë moderne.
“Ky nuk do të jetë një problem tre javor ose tre mujor,” ka thënë Profesori Thomas për virusin. Duke supozuar se fundi i bllokimeve vjen me gjetjen e një vaksine, ai shton: “Po flasim për e pakta 12 muaj, dhe kjo nuk është pak.
“Ekonomia është më thelbësore – kjo sipas tij për shkak se ai nuk e kupton se jeta nuk mund të vlerësohet me para, por sepse vjen një moment që paratë dhe jeta bëhen e njëjta gjë”.
Në punimin e tij, të botuar në Jvalue.co.uk, ai vlerëson se nëse tendencat globale mund të ekstrapolohen në ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar, atëherë “pika e barazisë”, për kompensimin e 400,000 jetëve, rrëzohet kur PBB bie me 6.4 përqind. “Ne po përballemi me diçka të rëndë dhe do të jetë shumë e rëndë në të gjitha mënyrat,” – thotë Profesori Thomas.
Ekzistonjnë lidhje të matshme midis PBB-së dhe jetëgjatësisë. Kjo do të thotë se është e mundur të llogaritet afërsisht efekti i rritjes së pasurisë ose zvogëlimit të saj në shëndetin e një popullate. Disa ekonomistë britanikë kanë lëshuar alarmin se PBB e vendit mund të tkurret me 15 përqind në tremujorin tjetër.
Ekzistonjnë lidhje të matshme midis PBB-së dhe jetëgjatësisë. Kjo do të thotë se është e mundur të llogaritet afërsisht efekti i rritjes së pasurisë ose zvogëlimit të saj në shëndetin e një popullate. Disa ekonomistë britanikë kanë lëshuar alarmin se PBB e vendit mund të tkurret me 15 përqind në tremujorin tjetër./mapo