Reçica: 25 vjet PDK – 25 vjet dashuri për Kosovën!

10 tetor 2024 | 09:54

Drejtuesi i Komisionit të PDK-së për Organizim në Mërgatë, deputeti Elmi Reçica në 25-vjetorin e themelimit të PDK-së ka thënë se gjatë këtij udhëtimi janë të gdhendura sakrificat e dëshmorëve, puna e palodhshme e anëtarëve tanë dhe mbështetja e përhershme e popullit tonë. Këta janë heronjtë e vërtetë, ata që e bënë Kosovën realitetin që është sot.

Urime i plotë i Reçicës:

25 vite më parë, u themelua PDK. Në këtë rrugëtim, janë të gdhendura sakrificat e dëshmorëve, puna e palodhshme e anëtarëve tanë dhe mbështetja e përhershme e popullit tonë. Këta janë heronjtë e vërtetë, ata që e bënë Kosovën realitetin që është sot.

Në këto 25 vite, sfidat nuk kanë munguar – kemi përjetuar dhimbje dhe pengesa të mëdha, por asnjëherë nuk kemi ndalur së besuari në një të ardhme më të mirë për Kosovën. Një nga sfidat më të dhimbshme është mungesa e dy liderëve tanë historikë, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, të cilët padrejtësisht po mbahen në Hagë. Ne jemi të bindur në pafajësinë e tyre dhe në drejtësinë e luftës për liri, e cila ka qenë e pastër dhe e ndershme. Shpresojmë që ata të kthehen sa më shpejt për të vazhduar kontributin e tyre për vendin.

Sot, me të njëjtin pasion dhe vizion, ne vazhdojmë përpara. PDK është historia e një populli të pathyeshëm – e një Kosove që jeton në zemrat tona.

Faleminderit, Kosovë! Faleminderit për besimin, për përkrahjen dhe për dashurinë ndër vite!

Gëzuar!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kjo vjen pasi dy ditë më parë ai qëndroi në…