Reçica: Adem Demaçin do ta kujtojmë e nderojmë brez pas brezi
Ish i burgosuri politik, deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Elmi Reçica me bashkëpunëtor e bashkëpartiak ka bërë homazhe pranë varrit të Adem Demaçit me rastin e 87-vjetorit të lindjes së tij.
“Jetën dhe veprën e ndritur dhe të pavdekshme të Bacë Adem Demaçit do ta kujtojmë dhe nderojmë përgjithmonë dhe brez pas brezi me respekt e dashuri të veçantë!”, ka shkruar Reçica në “Facebook”.
Postimi i plotë i Reçicës:
Bashkë me veprimtarë, bashkëvuajtës dhe miq, homazhe pranë varrit të Bacë Adem Demaçit, me rastin e 87 vjetorit të lindjes, për të nderuar dhe kujtuar veprimtarin dhe atdhetarin e jashtëzakonshëm e unik, Nderin e Kombit, i cili tërë jetën e tij e vuri në shërbim të atdheut, lirisë dhe çështjes kombëtare.
Jetën dhe veprën e ndritur dhe të pavdekshme të Bacë Adem Demaçit do ta kujtojmë dhe nderojmë përgjithmonë dhe brez pas brezi me respekt e dashuri të veçantë!