Reçica bashkë me kolegët partiakë takojnë në Austri doktoreshën shqiptare dr. Lumnije Kqiku – Biblekaj
Kryetari i Komisionit për Organizimin e PDK-së në Mërgatë, deputeti, Elmi Reçica, së bashku me bashkëpunëtorët partiakë, Enver Hoxhajn dhe Ramiz Lladrovcin, gjatë vizitës në Austri ka takuar një personalitet të veçantë, doktoreshën shqiptare dhe pedagogen e Universitetit të Gracit, dr. Lumnije Kqiku – Biblekaj, të cilën qyteti i Gracit e ka nderuar me çmimin “Personalitet nderi me medalje të artë” për të arriturat shkencore të saj.
“Gjatë vizitës në Austri, patëm nderin dhe kënaqësinë që ta takojmë një personalitet të veçantë, një grua të fuqishme, doktoreshën shqiptare dhe pedagogen e Universitetit të Gracit, dr. Lumnije Kqiku – Biblekaj. Qyteti i Gracit e ka nderuar me çmimin ‘Personalitet nderi me medalje të artë’ për të arriturat shkencore të saj. Ishte një moment frymëzues dhe krenar për të arriturat e bashkatdhetarëve tanë të cilët me punën dhe përkushtimin e tyre na përfaqësojnë me nder kudo ku ata jetojnë”, ka shkruar Reçica në “Facebook”.