Reçica bënë homazhe në Kleçkë
25 gusht 2018
| 03:03
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka bërë të ditur se ka bërë homazhe në Kleçkë në 20 vjetorin e rënies së dëshmorëve të UÇK-së të brigadës “121 Kumanova”, së bashku me zëvendëskryeministrin, Fatmir Limaj dhe deputetin e Nismës, Bilall Sherifi.
Postimi i plotë i tij:
E tashmja dhe e ardhmja e atdheut tonë të lirë, përgjithmonë e ka vulën e flijimit dhe dashurisë të të gjithë dëshmorëve që dhanë jetën për vendin.
Në 20 vjetorin e rënies së dëshmorëve të UÇK-së të brigadës “121 Kumanova”, sot bëmë homazhe në Kleçkë, në nderim të përhershëm të atyre që dhanë më të shtrenjtën për Kosovën.
Lavdi të gjithë dëshmorëve që patën të vetmen ëndërr, atdheun e çliruar!