Reçica bënë një përmbledhje të aktiviteteve të PDK-së në Gjermani: Fundjavë e begatë dhe e mbushur me energji të jashtëzakonshme
Kryetari i Komisionit për Mërgatë në Partinë Demokratike të Kosovës, deputeti Elmi Reçica ka përshkruar disa aktivitetet në të zhvilluara në Gjermani në fundjavën që lamë pas. Në fundjavë kandidati për kryeministër të Kosovës nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza i shoqëruar nga Reçica, kanë takuar mërgimtarë në degën e Munihut si dhe të Shtutgardit, ku janë pritur nga mijëra simpatizues e bashkëqytetar që jetojnë e veprojnë në Gjermani, po ashtu kanë marrë pjesë në themelimin e dy nëndegëve të reja në Lindau dhe Bodensee të Gjermanisë. Gjatë këtyre tubimeve me bashkatdhetar, ka pas mbi 240 studentë që jetojnë në Mynih të Gjermanisë që iu kanë bashkangjitur projektit të PDK-së dhe kandidatit për kryeministër, Bedri Hamzës.
Përmbledhja e plotë e fundjavës së z. Reçica:
Fundjavë e begatë dhe e mbushur me energji të jashtëzakonshme 🌟, ku me mijëra mërgimtarë nga të gjitha anët e Evropës u mblodhën në mbështetje të fuqishme për Partinë Demokratike të Kosovës dhe kandidatin e saj për kryeministër, z. Bedri Hamzën. Me një angazhim të madh dhe një përkushtim të palëkundur për të ardhmen e Kosovës, mërgata jonë po dëshmon edhe një herë përkushtimin e saj për atdheun 💙, duke mbështetur vizionin e përbashkët për zhvillim dhe ndryshim pozitiv. ✨
#mamirë për Kosovën🇽🇰
#BedriHamzakryeministër