Reçica: Brenda Nismës Socialdemokrate ka vullnet që të shkojmë vetëm në zgjedhje

30 korrik 2019 | 23:41

Zyrtari i lartë i Nismës Socialdemokrate, Skender Reçica, në një intervistë për Gazeta Blic, ka thënë se deri më tani nuk është marrë asnjë vendim për ndonjë koalicion parazgjedhor me ndonjë subjekt politik.

Ai u shpreh se vullneti i anëtarësisë së partisë është që të shkohet vetëm në këto zgjedhje, por që la të hapur mundësinë që ditëve apo javëve në vazhdim të vendoset për një gjë të tillë.

“Puna që ne jemi duke e bërë me partinë, po na bënë të qartë që ne jemi vetëm për zgjedhje. Ajo çfarë ne mund të themi është që është vullneti i gjithë partisë që të shkojmë vetëm në zgjedhje dhe mos të bëjmë koalicion me asnjë parti politike para zgjedhjeve. Po them sërish që ende skemi marrë vendim por besoj që do shkojmë vetëm”, ka thënë Reçica.

Reçica ka bërë të ditur se që nga momenti kur Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit, shumë parti politike kanë diskutuar me kryetarin e Nismës, Fatmir Limaj, që të shkojnë të bashkuar në zgjedhjet e parakohshme.

Mirëpo, ai nuk ka dashur të flas me emra se cilat janë këto parti.

“Prej momentit kur ka dhënë dorëheqje kryeministri, kryetari Limaj ka pasur kontakte me kërkesë të partive tjera që të shkojmë së bashku në zgjedhje të parakohshme. Tani për tani vullneti është që të shkojmë vetëm”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës,…