Reçica-Deputetëve: Votoni ratifikimin e marrëveshjes për sigurime sociale me Zvicrën dhe Belgjikën

17 tetor 2018 | 17:55

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Skender Reçica, u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që nesër të jenë të pranishëm në seancë, ku në rend dite janë vënë ratifikimi i marrëveshjes në fushën e sigurimeve sociale mes Kosovës dhe Belgjikës, si dhe asaj mes Kosovës dhe Zvicrës.
Të dyja marrëveshjet janë nënshkruar këtë vit nga ministri Reçica dhe përfaqësues të shteteve respektive dhe ato rregullojnë të drejtat e qytetarëve në pensione kontributive të moshës, familjare dhe invalidore të punës.“Shpresojmë që dita e nesërme në Kuvend të shënojë një histori të re për Kosovën, nëpërmjet ratifikimit të këtyre dy marrëveshjeve me anë të së cilave djersa dhe kontributi që qytetarët tanë kanë dhënë jo vetëm për familjet e tyre por për tërë Kosovën, të shpërblehet. Nuk dua të mendojë që në mungesë të deputetëve të dështoi ratifikimi i tyre andaj ju bëjë thirrje të gjithë deputetëve të jenë në sallë për të dhënë votën”, ka deklaruar ai.

Reçica ka thënë se shtetet respektive në fund të këtij viti pritet të ratifikojnë marrëveshjet e nënshkruara në fushën e sigurimeve sociale andaj është e domosdoshme që një gjë e tillë të bëhet edhe nga ana e Kosovës dhe kësisoj t’i hapet rruga edhe marrëveshjeve të tjera me shtete respektive, ku nismat e disa prej tyre tashmë janë miratuar nga Qeveria./ RTK

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KEDS-i, të mërkurën, ka bërë të ditur orarin e ndërprerjeve…