Reçica: Do u njihet stazhi të punësuarve të viteve 90’-99’
Temë diskutimi vazhdon të jetë çështja e njohjes së stazhit te punëtorëve gjatë viteve 1990-1999 dhe për këtë çështje, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka paraparë zgjidhje në reformën që ka ndërmarrë për sistemin pensioanl në vend.
Në një intervistë për “Kosovapress”, i pari i këtij dikasteri, Skender Reçica ka thënë se duke marrë parasysh situatën e kaluar dhe kërkesat e qytetarëve, në konceptdokumentin e Reformës Pensionale është paraparë njohja e stazhit të punës për të gjithë të punësuarit të cilët me dhunë janë larguar nga puna, të cilët nuk kanë mundur të përmbushin 15 vite stazh pune, për t’u kualifikuar si pensionistë kontributpagues, e si pasojë marrin pensionin bazë pra pensionin e pleqërisë.
“Ne konsiderojmë, se është obligim moral i institucioneve tona që t’iu njohim stazhin e punës kësaj kategorie, me qëllim që t’iu realizojmë një të drejtë të cilën ua ka mohuar një shtet uzurpues në vitet 1990-1999, ndërsa në anën tjetër duke iu njohur stazhi i punës si dhe më vonë e drejta në pensione të gjithë të punësuarve, të cilët kanë vazhduar të punojnë gjatë asaj periudhe”.
Për këtë, minisri tha se do të jenë të kujdesshëm që në ligj të vendosen kritere të qarta, se kush mund të përfitojë nga kjo njohje, me qëllim që të mos kemi probleme në të ardhmen.