Reçica: Duhet të ngritët paga minimale në Kosovë
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka deklaruar se paga minimale nuk ka ndikim te skemat pensionale në rast se zbatohet plotësim ndryshimi i ligjit për kategoritë e dala nga lufta.
Reçica ka thënë për “KosovaPress” se në dhjetor të vitit 2017, Këshilli Ekonomik Social ka nxjerr një rekomandim për Qeverinë e Kosovës që paga minimale nga 130-170 sa është e shkallëzuar në 250.
Sipas tij, para se të merrej ky vendim në këshill por edhe tash para disa dite janë konsultuar me ekspert ligjor për të interpretuar çështjen e ndikimin të ndryshimit të pagës minimale tek skemat pensionale.
“Ka pasur zëra pse prej 170 në 250 dhe përgjigjja ime ka qenë: se po të shikohet koha prej kur është lëvizur së fundi herë paga minimale e deri në propozimin që ne kemi marrë në vitin 2017, është një kohë bukur e gjatë, janë vite në pyetje. Përkundër krejt asaj që është bërë në drejtim të krijimit të kushteve më të mira për të bërit biznes, natyrisht nuk ka pas një lëvizje sa i përket lëvizjes që sado pak të ndikojë te fuqia punëtore dhe në këtë drejtim unë vazhdoj të mbetem në anën e punëtorëve dhe dua të bëj zotimin tim publik që do të angazhohem fuqishëm që paga minimale në vend të lëvizet”, ka thënë Reçica.