Reçica e informon PDK-në për shtrirjen në mërgatë
Kryetari i Komisionit për Organizimin e PDK-së në Mërgatë, Elmi Reçica ka informuar organet e partinë për shtrirjen dhe strukturimin e Partisë Demokratike të Kosovës në mërgatë.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike si dhe kryetari i Komisionit për Organizimin e PDK-së në Mërgatë, ka informuar Këshillin Drejtues të Partisë Demokratike për punën dhe angazhimin e komisionit që të e drejton ai.
“Si Kryetar i Komisionit për Organizimin e PDK-së në Mërgatë, informova organin më të lartë të partisë, Këshillin Drejtues, për punën, aktivitetin dhe angazhimin e këtij komisioni në shtrirjen dhe strukturimin e Partisë Demokratike të Kosovës në mërgatë”, ka thënë ndër tjera në paraqitjen para KD-së, Reçica.
Po ashtu Reçica ka thënë se organizmin e kanë filluar në Suedi e Zvicër për të vazhduar në Gjermani, Francë e itali, dhe që do të vazhdohet edhe në Kroaci, Slloveni, Austri, Finlandë, Norvegji, Danimarkë, Kanada, ShBA e Britani të Madhe dhe kudo që ka mërgatë shqiptare.
“Kemi filluar me Suedinë e Zvicrën, për të vazhduar me Gjermaninë, Francën dhe Italinë. Do të shtrihemi edhe në Kroaci, Slloveni, Austri, Finlandë, Norvegji, Danimarkë, Kanada, ShBA e Britani të Madhe”, ka shkruar ndër tjera Reçica në llogarinë e vet në “Facebook”.
Njoftimi i plotë i tij:
Si Kryetar i Komisionit për Organizimin e PDK-së në Mërgatë, informova organin më të lartë të partisë, Këshillin Drejtues, për punën, aktivitetin dhe angazhimin e këtij komisioni në shtrirjen dhe strukturimin e Partisë Demokratike të Kosovës në mërgatë.
Kemi filluar me Suedinë e Zvicrën, për të vazhduar me Gjermaninë, Francën dhe Italinë. Do të shtrihemi edhe në Kroaci, Slloveni, Austri, Finlandë, Norvegji, Danimarkë, Kanada, ShBA e Britani të Madhe.
E vërteta e Kosovës, por edhe e Partisë Demokratike të Kosovës, duhet të dihet e njihet. Kontributi i mërgatës në çlirimin, shtetndërtimin dhe zhvillimin e Republikës së Kosovës duhet dhe do të vlerësohet.