Reçica e Krasniqi takojnë strukturat e degës së PDK-së në Zhur
28 janar 2025
| 19:50
Kandidatët për deputetë, Elmi Reçica i cili garon me numrin 17 dhe Patriot Krasniqi i cili garon me numrin 88, kanë takuar strukturat e degës së PDK-së, në Zhur.
“Së bashku me kandidatin për deputet Patriot Krasniqin, takuam dhe diskutuam me strukturat e Degës së PDK-së në Zhur për angazhim maksimal në funksion të fitores së PDK-së në zgjedhjet e 9 Shkurtit. Bashkë për fitore!”, ka shkruar Reçica në njoftimin e tij në Facebook.