Reçica e Mantovanelli flasin për projektin e BB-së për të rinjtë
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Skender Reçica, është takuar me përfaqësuesit e Bankës Botërore (BB), të kryesuar nga Marco Mantovanelli, menaxher i kësaj banke për Kosovë, me të cilët ka diskutuar për projektin “Përfshirja e të rinjve dhe ndërmarrësia”.
Me këtë rast, Mantovelli ka thënë se nëpërmjet këtij projekti synohet të arrihet një përfshirje më e madhe sociale në nivelin lokal, me theks të veçantë punësimi i të rinjve të komunave të ndryshme në Kosovë.
Ai ka kërkuar bashkëpunim nga ministri Reçica për jetësimin e këtij projekti, për çka mori garancën e plotë nga ministri për mbështetje dhe ndërveprim.
Ndërsa ministri Reçica e ka vlerësuar këtë projekt si shumë të rëndësishëm, marrë për bazë faktin se synon të përfshijë të rinjtë në punësim.
Ai ka ofruar mbështetjen e plotë të MPMS-së për bashkëpunim me Bankën Botërore për projektin në fjalë.
Reçica ka theksuar se të gjitha projektet që kanë për synim punësimin, sidomos të të rinjve dhe grave, hyjnë në kuadër të objektivave kryesore të MPMS-së dhe si të tilla kanë mbështetjen e plotë të ministrisë që drejton.
/Epoka e re/