Reçica e Xhaka bëjnë homazhe pranë martirit të kombit, Ramush Sylejman Ahmeti, në Reçak
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Elmi Reçica dhe kryetari i degës së PDK-së në Zvicër, Ragip Xhaka, njëherësh kandidat për deputet që mban numrin 34 në listat zgjedhore, kanë bërë homazhe pranë varrit të martirit të kombit, Ramush Sylejman Ahmeti, në Reçak. Kështu ka bërë të ditur përmes një postimi në “Facebook”, deputeti Elmi Reçica. Reçica i cili do të garojë për deputet e që mbanë numrin 17 në listat zgjedhore ka thënë së kujtimi për martirët do të mbetet përherë i gjallë në zemrat dhe mendjet tona.
“Së bashku me kryetarin e degës së PDK-së në Zvicër dhe kandidatin për deputet z. Ragip Xhaka, me familjarë dhe miq, bëmë homazhe pranë varrit të martirit të kombit, Ramush Sylejman Ahmeti, në Reçak. Me përulësi dhe respekt kujtuam sakrificën e martirëve tanë, të cilët dhanë jetën për lirinë e Kosovës. Familja Ahmeti ka kontribuar shumë për çlirimin e Kosovës, duke dëshmuar përkushtimin dhe sakrificën në ditët më të vështira për vendin tonë. Kujtimi për martirët do të mbetet përherë i gjallë në zemrat dhe mendjet tona”, ka shkruar ndër tjera deputeti Reçica. Lavdi!