Reçica falënderon strukturat e Nismës në Prishtinë për shtrirjen dhe forcimin e partisë
Nisma Socialdemokrate në Prishtinë ka mbajtur punëtorinë e Kryesisë së Degës dhe kryetarëve të nëndegëve, në të cilën raportuan grupet punuese në lidhje me angazhimin e mëtutjeshëm në rrugën e shtrirjes dhe fuqizimit në Prishtinë.
“Në këtë punëtori u dakorduam që fuqishëm të vazhdojmë të jemi zëri i zgjidhjes së qytetarëve. Konsistenca në angazhim për fuqizimin e Nismës në kryeqytet tashmë ka dhënë rezultate të frytshme gjithandej, në çdo lagje e cep”, është bërë me dije në njoftimin për media të Nismës Socialdemokrate.
“Gjatë punëtorisë u diskutua nga Kryesia dhe anëtarët e degës si dhe përfaqësuesit e nëndegëve për detyrat, planet dhe objektivat në vazhdimin e angazhimit të përbashkët, në mënyrë që Nisma të jetë zëri i qytetarëve të Prishtinës dhe njëherit të ngrisim zërin ndaj padrejtësive që u bëhen kryeqytetasve”, është theksuar në njoftimin për media.
Kryetari i degës së Nismës në Prishtinë, Skender Reçica, ka falënderuar gjithë strukturat e degës për punën e palodhshme që kanë bërë deri më tani për shtrirjen dhe forcimin e partisë në Prishtinë duke bërë që programi socialdemokrat i Nismës të përqafohet nga qytetarët.
Kryetari Reçica ka kërkuar që ky angazhim të vazhdojë me intensitet edhe më të shtuar në shërbim të së mirës së përgjithshme të qytetarëve kryeqytetas, duke theksuar se programi i Nismës është program që garanton ngritje të mirëqenies së përgjithshme, arsim cilësor e shërbime të mirëfillta shëndetësore.
https://www.facebook.com/1534596000158101/posts/2291455134472180/