Reçica: Fatmir Limaj ishte çelësi i vazhdimit të rrugëtimit drejt Evropës
21 mars 2018
| 20:46
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka thënë se zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ishte edhe kësaj here çelësi i vazhdimit të rrugëtimit drejt Evropës.
Më poshtë statusi i tij i plotë:
Odisediadës rreth demarkacionit i erdhi fundi!
Fundi në të mirë të qytetarëve të Republikës Tonë!Temat e mëdha duan vendosmëri dhe përkushtim gjithashtu të madh, duan njerëz që këto i kanë të përmbledhura në shërbim të vendit dhe qytetarëve të saj.Fatmir Limaj ishte edhe kësaj here çelësi i vazhdimit të rrugëtimit drejt Evropës, aty ku që moti synojmë.