Reçica: Festivali në Gjirokastër i bashkon të gjithë shqiptarët nga trojet etnike
Është mbajtur Festivali Folklorik Kombëtar në Gjirokastër, ku kanë përformuar ansamblet nga të gjitha trojesh shqiptare dhe brenda dhe jashtë kufijve të Shqipëerisë. I pranishëm në këtë Festival ishte edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, njëherit përgjegjësi për diasporë dhe mërgatë i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica. Reçica përmes llogarisë së vet në “Facebook”, ka thënë se ky festival i bashkon të gjithë shqiptarët nga të gjitha trojet si dhe nga mërgata jonë e shtrirë anë e kënd globit.
Njoftimi i plotë i Reçicës:
Në Festivalin Folklorik Kombëtar në Gjirokastër, ishte kënaqësi të merrja pjesë në një përvojë unike, ku traditat dhe vlerat kulturore të shqiptarëve u bashkuan në një vend.
Ky festival bashkon të gjithë shqiptarët nga të gjitha trojet si dhe nga mërgata jonë e shtrirë anë e kënd globit.
Motivet e mahnitshme tradicionale na shtynë në një udhëtim emocionues në botën e muzikës sonë. Në çdo tingull, ishte një histori e rrëfyer me pasion, që përshkruante rrënjët tona dhe trashëgiminë tonë kulturore.
Ishin 1200 artistë, të cilët na magjepsën me paraqitjet e tyre, duke transmetuar me mjeshtëri dhe krenari trashëgiminë muzikore të kombit tonë.
Festivali Folklorik Kombëtar në Gjirokastër, nuk është vetëm një spektakël i muzikës dhe kulturës, por një manifestim i identitetit dhe i unitetit të kombit tonë.